Analisti nga Amerika tallet me Ramush Haradinajn: Po synon rrëzimin e Kurtit me fantazma dhe korba të zinj

Politika

Analisti nga Amerika tallet me Ramush Haradinajn: Po synon rrëzimin e Kurtit me fantazma dhe korba të zinj

Nga: N. Shaqiri Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:26
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Analisti politik i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, profesor Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Maxharraj duke komentuar deklaratën e Haradinajt, i cili e tha mbrëmë në një emision televiziv, se në Kosovë është shqetësuese siguria e vendit, pohon se shqetësuese është se ndërkombëtarët nuk po i reagojnë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Analisti shprehet se, bandat kriminale rrahën policinë dhe sulmuan edhe ushtarët ndërkombëtar të KFOR-it.

“Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë. Por e vërteta është se Kosova është e shqëtesuar se ndërkombëtarët nuk po reagojnë fare ndaj Vuçiqit, kur ai me kriminelët dhe bandat e tij po e sulmojnë veriun e Kosovës, që e rrahën policinë e Kosovës por këto banda u hyjnë stupc edhe ushtarëve ndërkombëtar që kanë ardhë me na ruajt nga këto banda katile, e që ndërkombëtarët s’po guxojnë me u ndi e lëre më me i kritikuar, dhe krejt për të gjitha po ia lenë fajin Kosovës”, thotë Maxharraj.

Analisti tallet me Haradinaj për synimin e tij me rrëzua Albin Kurtin nga Qeveria.

“Mu për këtë aryse Ramush Haradinaj prej sonte e ka thirrë Parlamentin e shtrigave, sorrave të zeza dhe korbave të zinj, sepse sipas tij do bëhet forumi me e shkarkuar Kurtin”, shton ai.

Ai shton se kur nuk mundet me shkarku ndryshe i thërret edhe fantazmat.

“Pra, a e shihni se deri ku ka shkuar mendja e njeriut, kur nuk mendet me njerëz me e shkarkua i thirrë bash natën edhe fantazmat për me i ndihmuar”, përfundon Maxharraj reagimin e tij, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat