Escobar raporton të premten për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Politika

Escobar raporton të premten për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:50
EScobar

I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë mbi procesin e de-eskalimit të situatës së veriut.

Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjiet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

”Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh.

Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Ai [Miroslav Lajçak] duhet të raportojë te z. [Josep] Borrell, rreth situatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat