“Draft statuti nuk është shkruar nga dora e Ramës” - Profesori tregon kush e shkroi atë?

Politika

“Draft statuti nuk është shkruar nga dora e Ramës” - Profesori tregon kush e shkroi atë?

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2023 Në ora: 17:57
Edi Rama

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka folur mbi çështjen e e draft statutit për Ascoacionin e komunave me shumicë serbe të propozuar nga Edi Rama, i cili madje iu ka dërguar Francës dhe Gjermanisë.

Ky verpim i Ramës është kundërshtuar nga Kosova dhe krerët e saj, duke thënë se nuk ka drejt ta bëjëë një shtet tjetër.

Edhe analisti Maxharraj ka thënë se si lajm nuk ishte befasi sepse opinioni është mësuar me aferat dhe skandalet e tij.

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në stilin e tij bëri të ditur në një konferencë për media se u paska percjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ne Kosovë të cilin ua paska përcjell me shumë “të fala” presidentit të Francës, Emmanuel Marcon dhe kancerlarit gjerman, Olaf Scholz, duke theksuar se e paska vënë në dijeni edhe palën amerikane me siguri Gabriel Escobarin.

Ky lajm i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk ishte i befasishëm sepse opinion është i mësuar me aferat, skandalet e tij deri te ato më të turpshme sikur ishte ai i fundit kur në një samit desh e palsi, e mbyti kryeminstren e Italisë duke deshti t’i tregoi aftësit e tij donzhuane.

Është fakt se kopilin lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qeverisë Kurti ia lanë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, të cilëve Kushtetuta ua hudhi poshtë me 23 nene antikushtetuese. Por, megjithatë kur kopili i mbeti te dera qeverisë Kurti, bile me këtë kopil me shumë dëshirë dhe kënaqësi po merren edhe ndërkombëtarët, ndërmjetësuesit si Borell, Escobar dhe Lajçak që se lëshojnë nga goja sa herë e vizitojnë Kosovën të cilin e vizitojnë mu për këtë qëllim shumë shpesh me insistimin e Serbisë bile duke bërë gjithëherë më shumë presion të shtuar”, thotë ai.

Më tej, në lidhje me Asocioacioni, kërkesat për themelimin e tij nuk janë ndalur nga emisarët, duke shtuar edhe presionin ndaj Kosovës.

“Por, megjithatë kërkesat për themelimin e tij nuk u ndalën, bile pati edhe presione të stilit sui generis që kjo të ndodhë menjëherë e sidomos nga emisarët amerikan çfarë e befasoi shumëkënd, sepse për ta me e rëndësishme ishte kërkesa e Vuçiqit se sa ajo se a mos e “gjenë gjë” Kosovën me këtë Asociacion. Pati vetëm rrenë, mashtrime e asgjë të vertetë për finishin e këtij Asociacioni të cilait Kosova frigohej se a mos po e gjenë fati i Bosnjës.

Emisarët shkonin dhe vinin duke e shtuar presionin vetëm lidhur me Asociacionin, kjo dihej, Asociacioni ishte çështje kombëtare e shtetit serb e jo për përmirësimin e pozitës së serbëve në veri që ishte vete si pertekst. Pra, atë se çka ndërkombëtarët e sidomos Lajçak, Borell dhe Escobar që “nuk e kuptonin”apo nuk “donin ta kuptonin” ishte diçka me e madhe se Asociacioni herë do kur do do të sillte ndarjen e Kosovës. Këtu lidhet nyja e Gordit rreth Asociacionit. Ndërmjetësuesit në dialog vazhdimisht sillnin lloj-lloj Asociacionesh si modele për Kosovën”, nënvizon ai.

Sipas tij, draft statui nuk është i shkruar nga dora e Ramës, por nga kuzhinat e e Beogradit.

Por, hiç më larg se dje, siç theksuam plasi lajmi se kryeministri i Shqiperisë si një polignoti me dije të gjithanshme qenka përzier, bile turpshëm duke e treguar mjerimin e tij politik dhe intelektual por me shumë anti-vëllazëror dhe anti-kombëtar, por edhe stilin e tij prej rrugaçi se paska ngrit “kokën” gjoja te u ndihmojë “vëllezërve” kosovar duke e “përpiluar me dorën e vetë” draft statutin për Asociacionin me shumicë serbe te cilën e prezetoi dje duke ua dërguar në BE por edhe në SHBA.

Nuk ka dyshim se Drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është nga dora e Edi Ramës, sepse tek e fundit Edi Rama nuk ka dije e as sens të meret me punë te tilla. Ky draft status është thjeshtë projekt serb, i Vuçiqit i hartuar në kuzinat shoveniste në Beograd sepse duke i pasur parasysh raportet vëllazërore të Edi Ramës me Vuçiqin do të ishte diçka e paimagjinueshme që Edi Rama të bëjë këtë pa dijen dhe miratimin e kryeçetikut Vuçiq.

Por, me çfarë të drejte kryeminstri Edi Rama i njihet me lidhjet e tij të ngushta vëllazërore me kryefashistin dhe krye çetniku Aleksandër Vuçiq merret me çështjet ekskluzive të Kosoves. Nuk ka të drejtë kjo qenie amorfe njerëzore të bëjë plane, skica me Vuçiqin (lidhur me këtë Sonja BIserko i ka zënë live në Nish) për ndarjen e Kosovës me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës.

Po kush është ky halabak me këtë sjellje arrogante, rrugaçërie, të pisët e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqishëm i rraset në gji vrastarit të shqiptarëve Vuçiq. Nuk ka të drejtë kjo qenie amorfe njerëzore të bëjë plane, skica për ndarjen e Kosovës me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës. Është koha e fundit që shteti i Kosovës, t’ia bëjë me dije këtij katili, këtij horri të kombit se nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të përzihet në punët e brendshme e as të flasë në emër të saj, sepse Kosova nuk është jetime, i ka zotët e shtëpisë që përkujdesën për të. Me çfarë të drejtë ky njeri bastard i injoron vëllezërit dhe motrat prej mishi e gjaku në Kosovë dhe hidhet turpërisht në përqafim të Serbisë dhe Vuçiqit.

Po, pse jemi kështu siç jemi kur për interesa të huaja, në këtë rast i dalim krah Serbisë, e cila na vrau, na preu, na depoërtoi nderr shekuj nga trojet tona, të urrejmë kombin tonë, shtetin tonë, nuk e mbrojmë tok së bashku sepse historikisht ishim më shumë kundër njëri tjetrit e kjo po ndodhë edhe tani kur shteti është në rrezik nga humbja e pavarësisë, shtetësisë duke i dal krah armikut i cili po tenton të na zhbëjë duke tentuar përsëri të ç’kap ndonjë copë. Pse, në këto ditë të vështira nuk bëhemi bashkë në mbrojtje të shtetit, por luftën e kemi drejtuar kah pushteti e jo në mbrojtje të shtetit, kur mbrojtja e tij sot duhet te jetë çështje nacionle, kombëtare se lufta për pushtet”, deklaron ai.

Maxharraj fotn pozitë e opozitë të bëhen bashkë në mbrojtje të shtetit, sepse vetëm të bashkuar ata nuk umnd të thyhen.

“Është koha e fundit që të bashkohen pozitë e opozitë për çështjen kurciale të mbrojtjes së shtetit, e jo në luftën për pushtet. Do të jemi shumë më të fortë kur jemi të unifikuar bile ne mbrojtën e shtetit, qenies sonë, sepse ndarjen midis nesh e do armikum sespe kështu më lehtë mund ta shpartalloi siç po vepron këto ditë.

Të përbashkuar opozitë dhe pozitë nuk mund të thyen askush, bile edhe Borell, Lajçak. Hill dhe Escobar, kur të shohim se jemi të vendsour e të bashkuar në mbrojtje të sovranitetit tonë, ndryshe sillin me ne. Vetëm kështu mund të qëndrojmë dhe egzistojmë si komb, sepse bishat nga malet e Karpateve na rrijnë vazhdimisht vigjilojnë mbi kokat tona për t’na zhdukur tërësishtë.

Nuk ka Asociacion të mirë që i përgjigjët Kosovës. Të gjithë janë të ndryshëm, të gjithë i kanë specifikat e veta socip-etnike, kulturale, arsimore, ekonomike etj. Sepse Asociacioni nuk mund të jetë si teshat e dikujt që bijnë tjetrit. Asociacionin duhet përpiluar vetë shteti, qeveria e saj. Asociacionin nuk duhet lejuar ta formojnë të tjerët. Është koha e fundit, kur qeveria e Kosovës, opozita, shoqëria civile, shkencëtaret, intelektualët e fushave përkatëse të mbildhën urgjentisht në një ekip dhe të draftojnë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bazuar kryesisht dhe ekskluzivisht në Kushtetutën e Kosovës. Çdo lëvizje jashtë saj e dëmton Kosovën. Kur jemi të bashkuar jemi edhe më të qëndrushëm në qëndrimet tona dhe nuk mund askush lehtë te na thyen, në të kundërten as qentë e sokaçeve nuk na njohin”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat