“Këtë ‘dhuratë’ nga KFOR-i nuk e meriton Kosova”, profesori me akuza për Lajçakun, Borrellin dhe Escobarin: Kjo marrëveshje varroset në Rashkë!

Politika

“Këtë ‘dhuratë’ nga KFOR-i nuk e meriton Kosova”, profesori me akuza për Lajçakun, Borrellin dhe Escobarin: Kjo marrëveshje varroset në Rashkë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:59
Josep Borrel, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Tashmë e një kohë të gjatë në veriun e Kosovës ka tensione të ashpra.

Grupet kriminale serb që prej kur filluan të dalin në protestë kundër kryetarëve shqiptarë të katër komunave të veriut të Kosovës, kanë filluar edhe të sulojmë qytetarët, policinë e Kosovës, KFOR-in e së fundmi edhe gazetarët.

Këto grupe kriminale serbe janë të organizuara mirë, dhe veprojnë në Kosovë me urdhër të Serbisë, konkretisht Aleksandër Vuçiqit.

Kosova e Serbia edhe përkundër shumë marrëveshjeve të nënshkurara, akoma nuk është arritur qëllimi i vetëm, e që është qetësimi i situatës në veri.

Kjo pasi Vuçiq përmes kriminelëve serbë në veri po destabilizojnë vendin.

Pas dialogu shumë vjeçar është thënë se u arritë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, siç është plani franko gjerman dhe marrëveshja e Ohrit.

Mëgjithatë, në realitet gjërat janë edhe më keq.

Pjesa veriore e Kosovës është në ‘flakë’ prej kriminelëve serbë.

Ndërkombëtarët po kërkojnë uljen e tensioneve, madje është akzuar edhe Kosova ashpër për këtyre zhvillimeve, por që kryeministri Kurti, si duket nuk po lëshon pe.

Ai është zotuar të shtrijë sovranitetin në atë pjesë, edhe pse duket që do të jetë shumë e vështirë.

Në lidhje me këto çështje, për gazetën “Bota sot”, flet profesori dhe njohësi i zhvillimeve politike, Binak Maxharraj.

Profesori e quan presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin “flakadan” të nacionalizmit serb në veriune  Kosovës.

Maxharraj përmend edhe takimet e tij me kriminelët serbë.

“Vuçiqi gjithëherë në situata krize që i ka fabrikuar vet, zhvillon takime me bandat dhe kriminelët serbë”, thotë ai.

Edhe mospjesëmarrja e serbëve në zgjedhje Maxharraj thotë se ishte urdhër i Vuçiqit, dhe ishte në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Vuçiqi si kriminel si është, është edhe njeri me shumë fytyra, rrenc dhe mashtrus e i pabes, i pabesi të tradhton. Të gjitha këto virtyte që i kam cekë më lartë për karakterin dhe moralin e tij të ulët, na bëjnë me kuptua se ky njeri nuk do t’i respektoj premtimet e dhëna në Bruksel e Ohër dhe se do të vazhdojë me avazin e tij të vjetër. Pra nuk del nga Kosova pa marr diçka, e ajo është një pjesë e pasurisë së Kosovës, nga e cila nuk do të heq dorë kurrë pa u mbështet për muri, sepse populli thotë se serbi vetëm forcën e njeh”, shprehet Maxharraj.

Ai shton se Vuçiqi fatekeqësisht nuk ka kush e mbështet për mur, pasi BE dhe SHBA po e përgdhelin.

“Është e vështirë për të që t’i pranoj simbolet e Kosovës dhe marrëveshja e Ohrit do të vdes e varroset në Rashkë dhe me këtë do të bindet edhe BE dhe ndërmjetësuesit Borrell e Lajçak, të cilët po e përkrahin Serbinë, por nuk e di a do të dëshpërohen Grenell, Gabriel Escobari dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill”, thotë Maxharraj

Ai shton se Vuçiqi e Serbia me kriminelët serbë në Kosovë do të bëjnë gjithçla që të vazhdohet statuskuoja që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë.

“Serbia është vend i lidhur shpirtërisht me Rusinë, si me vëllain e madh dhe se nuk vepron asgjë në kur në veti pa pëlqimin e Krmlinit, dhe Serbia nuk e tradhton Rusinë”.

E sipas profesorit, këtë duhet ta ketë të qartë edhe perëndimi.

“Të gjitha këto që po ndodhin në veriun e Kosovës para syve të KFOR-it, NATO-s, duket se edhe KFOR po e përkrahë rebelimin e kriminelëve dhe bandave të Vuçiqit. Dhe këtë ‘dhuratë’ nga KFOR-i nuk e meriton Kosova, që të mbrohet agresori dhe të dënohet viktima”, thotë ai.

Ai shton tutje se marrëveshjet e deritashme me Serbinë konsiderohen si të vdekura, pasi skenarëve serbe në veriun e Kosovës.

“Nuk është shumë interesant reagimi i BE-së si mbështetëse dhe garantues i marrëveshjeve, sepse BE ishte vazhdimisht në krah të Serbisë, por shqetësuese janë reagimet e Escobarit dhe ambasadorit Hill në Beograd”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Ndryshe, Josep Borrell ka bërë me dije të enjten se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës.

Lënia e tyre në paraburgim prej 30 ditësh nga një gjykatë në Kralevë dje e ka komplikuar edhe më shumë planin e Kryediplomatit të BE’së për t’i sjellë në Bruksel Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë.

Kryediplomati i BE-së nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, më vonë u kuptua se të ftuar janë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.

Kryeministri Kurti ende nuk ka një “po” për të udhëtuar drejt kryeqendrës europiane.

Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionojë situatën”, tha Kurti.

“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, shtoi kryeministri.

Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan Gabriel Escobar. Nëse shkojnë Kurti dhe Vuçiq, Escobar ka thënë se do të udhëtojë edhe ai. Diplomati amerikan ka thënë se do të ushtrojë ndikim që Kurti e Vuçiq të takohen.

“Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane” ka thënë Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat