Analisti nga Amerika reagon për vizitën e zyrtarëve të Listës Serbe në Uashington – ka këto fjalë edhe për opozitën!

Politika

Analisti nga Amerika reagon për vizitën e zyrtarëve të Listës Serbe në Uashington – ka këto fjalë edhe për opozitën!

Nga: M.Haziri Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy zyrtarët e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata dje në Uashington janë pritur nga Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Listës Serbe, gjatë qëndrimit në SHBA janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të administratës së Uashingtonit

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Listës Serbe do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të grupit serb në Kongresin Amerikan”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se për vizitin e Igor Simiq dhe Slavko Simiq në Uashington nuk reagoi opozita derisa për përgjimet me deputetes Kusari-Lila po.

Image
Binak Maxharraj

“Igor Simiq dhe Slavko Simiq “terrorist” nga Lista Srpska po qëndrojnë në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ata atje i priti askush tjetër përveç emisarit të dështuar Gabriel Escobar të cilin Joe Biden po e tërheq nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sa nuk ia ka marrë edhe me shumë “fytyrën” Amerikës për dështimet e tij në dialog.

Igor dhe Slavko Simiq ishin takuar vizualisht edhe me Shefen e Grupit Paralementar të LVV. U bënë publike përgjimet midis tyre, të cilave shumë kush i konsideronte gjysmë të vërteta por edhe të montuar. Por për këto përgjime këto ditë plasi opozita. Nuk e sulmonin veç Mimozën por edhe Igor e Slavko Simiq si anëtar të banadave të Vuçiqit në kuadër të Lista Srpska”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë që kjo heshtje e opozitës po tregon që vetëm bëjnë zhurum për të krijuara skandale në Kuvend.

“Por për çudi opozita dhe liderët e tyre për vizitën e Igor e Slavko Simiq nuk po e thonë asnjë fjalë, as zëri s'po u ndihet. Po heshtin si qyqar ashtu siç janë qyqar e të mbrapshtë të cilët nuk dinë asgjë tjetër veç të bëjnë rrëmujë skenën politike të Kosovës e deri tek rrahjet në Parlament. Kjo është fytyra e tyre e vertetë.

Pra po del se Igor dhe Slavko Simiq po na dalin më “promerikan” se sa liderët e opozitës Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat