Miftari ‘zbulon’ skandalin: Policia dikur kryente shërbime për Thaçin, Veselin, Haradinajn, Lushtakun, Radoiçiqin e Veselinoviqin!

Politika

Miftari ‘zbulon’ skandalin: Policia dikur kryente shërbime për Thaçin, Veselin, Haradinajn, Lushtakun, Radoiçiqin e Veselinoviqin!

Nga: N. Shaqiri Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:12
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka bërë një kronologji të ngjarjeve të Policisë së Kosovës, për të cilët thotë se sot jën shndërruar në heronj.

Kjo pasi po përdoret drejt nga shteti i Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Miftari duke folur për Policinë e Kosovës, thotë se, tre vjet më parë, Policia keqpërdorej nga PDK dhe LDK për të shpartalluar protestat e drejta të opozitës, në atë kohë të LVV-së.

“Derisa sot kur Policia e Kosovës, dhe nëjsiti si RSU, FIT dhe Dogana... janë shndërruar në heronjë tanë, pasi po përdoret drejt nga shteti i Kosovës, për të luftuar kontrabandën, krimin e organizaur dhe terrorizmin e Serbisë. Hiç më pak se deri para tri vitesh, e njëjta polici politike, sidomos e PDK-së dhe LDK-së keqpërdorej vetëm për t’i shpartalluar protestat e drejta të opozitës, sidomos të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për t’i mbrojtur multimilionerët e korrupsionit dhe bossat e krimit të organizuar në veri”, thotë Miftari.

Ish agjenti thotë se deri para tre vitesh bënin gara RSU dhe Dogana se kush po i kryen më shumë shërbime joligjore familjeve dhe klaneve të politikanëve.

“Pra, deri para tre vitesh, një pjesë e RSU dhe e Doganës bënin gara se cila po i kryen shërbime joligjore më shumë familjeve dhe klanaeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj, Sami Lushtakut, Kamishit, Dajës, Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit, Simiqit e Rakiqit... por edhe shumë të tjerëve”, shton ai.

Sipas tij, përfituesit e tenderëve dhe zhvatjes së Kosovës, mbroheshin me përcjellje të Policisë.

“Kontrabanda e cigareve, marihuanës, naftës, barnave, kriptovalutave, tergtia me emigranta, tregtia me prostitucion, me materiale ushqimore, higjienike, ndertimore, teknika e bardhë...., të gjitha këto ruheshin dhe mbroheshin ilegalisht nga një pjesë e Policisë, Prokurorisë, AKI-së dhe Doganës”, thekson ai.

Sipas tij, sot Policia e Kosovës është shembullore, e mbron ligjin dhe interesin e shtetit.

“Pra, sot e njëjta Polici është shembullore (me disa gabime shumë të voga), që po e mbronë ligjin dhe interesin e shtetit të Kosovës. Sot situata do të ishte më mirë sikur të mrbohej integriteti i shtetit dhe të përdorej si duhet nga paslufta lufta për sundimin e ligjit si Prokuroria, Policia, AKI-ja, Dogana etj, prandaj so duket sot Kosova nuk do t’i kishte këto telashe, as në jug e as në veri”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat