“BE dhe Amerika nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor”/ Analisti: Serbia do të intensifikojë skenaret për luftë!

Politika

“BE dhe Amerika nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor”/ Analisti: Serbia do të intensifikojë skenaret për luftë!

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim prë “Bota sot” ka kometuar zhvillimet që po ndodhin në Kosovë, duke përfshirë ato në Serbi.

Ai thotë se, Serbia nuk ndryshon strategji ndaj Kosovës, ajo përdor strategjinë e vjetër që ka pasur ndër shekuj kundër shqiptarëve.

Sipas tij, Serbia dëshrion t’i dominojë shtetet ballkanike, sidomos Kosovën, Mali i Zi, BH, duke i parë edhe si okjektiva kryesore.

“Edhe presidenti serb, Vuqiq është vazhdimësi e projektit serbomadh. Ai po paraqitet si udhëheqës suprem në rajon, duke promovuar idenë së shteti serb është mbi të gjitha’.

Në krimet e shumta që bëri Serbia në Kosovë në vitin 1998-99, është hisedar edhe ish ministri për informim, Aleksander Vuqiq. Në atë kohë, por edhe më parë serbët likuiduan fëmijët dhe të rinjët e tyre si në kafenen “Panda’ në Pejë, për të akuzuar shqiptarët për këtë! Projekti shovenist ‘Serbia e Madhe” në thelb konsiston dhe është vazhdimësi e projektit të “Botës Serbe”. Këto projekte fashiste bazohen në luftën e drejtëpërdrejtë, vrasjet etnike, dëbimet masovike me pushtime territoriale.

Këtë strategji nuk po e ndryshon regjimi i Beogradit, i cili paraprakisht po dëshiron që fqinjët dhe veçmas Kosovën t’i dominojë politikisht. Një koncept i tillë politikë sigurisht se është koncept për luftë. Natyrisht, Mali i Zi, BH e Kosova janë objektiv kryesor i imperjalizmit dhe fashizmit serb. Serbia jo që nuk është reformuar, por ajo nuk është larguar fare nga ideologjia e formimit të një shteti super të madh që filloj, me Garashaninin, të përhapur përmes ideve të Nikolla Pashiqit, mbretit Aleksander, të Millosheviqi, Koshtunica, Tadiqi e tani të Aleksander Vuqiqi. Kjo është tregues së serbët vuajnë nga sëmundje të pa shërueshme kur bëhet fjalë për popujt jo serbë në rajon”, thekson Mulliqi.

Ai thotë se Vuçiq shpresat po i mban në udhëheqlsit serbë në Mal të Zi, duke shtuar se BE dhe Amerika është e qartë se nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rrugëtim edhe pse kanë kaluar 30 e më shumë vite nga përfundimi i luftës në ish Jugosllavi, ajo nuk po ndalet duke e kërcënuar Kosovën hapur me luftë. Vuqiqit ju kanë shtuar shpresat me ardhjen në pushtet të Malit të Zi të Millatoviqit dhe çetnikut për kryetar të kuvendit të këtij shteti, Andreja Mandiqit, një prorus i thekur, i cili edhe u pa në mbarim të fushatës elektorale në Beograd me Vuqiqin. Prandaj, BE dhe Amerika është e qartë se nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor, duke biseduar me Vuqiqin.

Beogradi konsiston në shkatërrimin e shtetësisë të Kosovës përmes Asocaicionit famoz, por edhe të Malit të Zi, me motivacion absurd, se në këto vende ka popullatë serbe, dhe se ata duhet të bashkohen në një shtet të vetëm. Presidenti serb është duke punuar me direktivat e Putinit, së bashku me agjentët e tjerë rus, në Mal të Zi në Bosnje, e në veri të Kosovës”, shprehet ai.

Në fund, thotë se Serbia këto skenare për luftë do t’i intensifikojë edhe më shumë në vitin 2024 me garnituarën e kompletuar të çetnikzimit në pushtetin e ardhshëm të Serbisë

“Këta sprovuan që më aktin terrorist në Banjskë të Zveçanit, të instrumentalizojnë minoritetin serb, si prelud për kryengritje të armatosur, për të bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga Jugu. Mua më duket se ngjarja e terrorizmit serbomadh, po të kishte arritur objektivin e synuar nga Putin dhe Vuqiqi, do të nxiste për terrorizëm shtetëror, edhe të serbëve në Mal të Zi dhe në pjesën e Republika Serpska në BH. Këto skenare për luftë do të intensifikohen edhe më shumë në vitin 2024 me garnituarën e kompletuar të çetnikzimit në pushtetin e ardhshëm të Serbisë.

Kur jemi këtu duhet të na kujtohet pretendimi i deputetes britanike dhe kryetarës të komisonit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, së “armët po kontrabandohen nga Serbia, më autoambulanca në manastiret e KSHP-së në Kosovë. Në të njëjtën kohë, besojmë se lëvizja në fjalë ka qenë e koordinuar me palën ruse, të paktën përmes “Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish”. Prandaj, edhe Perëndimi shumë më seriozisht duhet të këtë qasje ndaj politikave hegjemoniste dhe të çmendura të Vuçiqit me kompaninë e çetnikizmit në pushtet nëse dëshiron të ruajë paqen dhe prosperitetin në Ballkan dhe më gjerë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat