Njohësi i sigurisë dhe ish-bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj, Saim Tahiraj ka komentuar veprimin e fundit të shtetit francez, karshi Serbisë. Derisa Franca i shiti Serbisë 12 avionë luftarak dhe më pas gjatë vizitës së presidentit Macron në këtë shtet i ofroj mbështetje të madhe, Tahiraj thotë problem është tek Kosova që ka arritur në një shkallë të rrezikshmërisë.
Tahiraj thotë se derisa Presidenti historik, Ibrahim Rugova kishte arritur që aleatët tradicionale të Serbisë t’i kthej në mbështetje të Kosovës, tani me veprimet e fundit po i humbim edhe aletët tanë tradicional.
“Situata politike në Kosovë ka arritur deri në atë shkallë të rrezikshmërisë sa që duhet të mendojmë shumë, shumë seriozisht për vet egzistencën e shtetit të Kosovës. Deri sa Presidenti Rugova, me një vizion të qartë pro prendimorë arriti që edhe aleatët tradicional të Serbisë t’i kthejë në mbështetje të pavarsisë së Kosovës, me veprimet tona të pamatura pro lindjes po i humbim edhe aleatët tanë tradicional. Me veprimet tona, me vetëdie apo pavetëdije ramë shumë lehtë nën ndikimin e agjenturave të huaja që ishin armiqët më të rrezikshëm për shkatërrimin dhe zhdukjen e kombit shqiptarë. I gjithë ky vrapim euforik, i pa kontrolluar, drejt një Islami politik që për qëllim kishte dhe vazhdon ta ketë shkatrimin e identitetit tonë kombëtar dhe zëvendësimin me identitet fetarë, nuk ishte rastësi. Ishte i menduar mirë, i projektuar më parë në elaboratet më anti shqiptarë të Serbisë”, vlerëson ai.
“Pas lufte ripërtritur dhe dërguar në Kosovë, trojet tjera shqiptare dhe mërgat, përmes agjentëve të specializuar dhe i praktikuar përmes shumë hoxhallarëve të shitur. E tërë kjo veprimtari zhvillohej që ta ndryshoj pamjen e njeriut shqiptar me veshjet dhe mjekrrat e kultures arabe, ta ndryshoj pamjen e shtetit të Kosovės me ndertimi e rreth 1000 xhamijave, pa kurfar kriteri dhe kontrolle shtetërore. Ti sulmoj; kulturen, traditën, zakonet, gjuhën shqipe, flamurin Kuq e Zi, heronjët tanë, kryeheroin Skenderbe, muzikën shqipe dhe humanisten e madhe Nëna Terezë. T’i pastroj trurin rinisë sonë dhe t’i dërgoj në luften e xhihadit në Siri”, thekson ai.
Tahiraj thotë se të gjitha këto veprime, kishin për qëllim ta paraqesin Kosovën si shtet Islamik para miqëve tanë, shteteve perëndimore dhe Amerikës. Këtë qëllim ja arriten dhe Kosova shifet si një pikë e zezë në mes të Evropës.
“Mos u quditën fare se Franca po e armatosë Serbinë me aeroplan luftarak dhe në të ardhmen edhe me mjete tjera luftarake, sepse këtë e detyruam ne me veprimet më anti kombëtare. I ramë shkelëm kulturës sonë më të vjetër Evropiane dhe po vrapojmë pas kultures Beduine të lindjes. Mos harrni ooooo shqiptarët e mi të mjerë se Evropa nuk lejon kurrë krijimin e një shteti Islamik mu në zemrën e saj. Mu për këtë arsye po i humbim edhe aleatët më të fuqishëm të shtetit dhe popullit Shqiptarë, dhe jo vetëm kaq por po i shëndrrojmë në kundërshtar. Nese nuk kthejellemi dhe reflektojmë urgjentisht do i kthejmë edhe në armiqë të përbetuar”, nënvizoi ai.
Ai thotë se, Kosova ka nevojë urgjente për rikthimin e vizionit Rugovian, si e vetmja alternativ për ekzistimin dhe qëndrushmërinë e shtetit të Kosovës.
“Si e harruam kaq shpejt atë rrugëtim që filluam bashkarisht nën drejtimin e tij, si i harruam sukseset që i arritem nën drejtimin e tij. Si i harruam kaq shpejt miqësit që na i ndërtoj dhe na i la amanet? Nëse vërtet dëshirojmë të egzistojmë si shtet dhe kombë i qytetruar, i barabartë me popujt Evropian, e vetmja rrugë e sigurt është drejt prendimit. Naimi i madhë thoshte: „Djelli për shqiptaret lindë vetëm në Prendim“. Çdo veprim tjetër është një avanturë e rrezikshme që na qon në vetëshkatrrim”, thotë ai.