“... Në Serbi po ndërtohen shtëpi për serbë nga Kosova”/Juristi i bën thirrje SHBA dhe BE për të frenuar Serbinë, ndryshe nis ndarja e Kosovës!

Politika

“... Në Serbi po ndërtohen shtëpi për serbë nga Kosova”/Juristi i bën thirrje SHBA dhe BE për të frenuar Serbinë, ndryshe nis ndarja e Kosovës!

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2024 Në ora: 22:28
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, 1 shtator 2024.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, dje ka zhvilluar një takim me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ia ka përcjellë kryeministrit Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia, se në rajonin e Sanxhakut në këtë vend, “janë duke u ndërtuar shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, e sidomos ata nga veriu”, por theksoi se informacionet e tilla duhet të verifikohen.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo mund të jetë dhe mos jetë propagandë, por sipas tij, Serbia këtë e ka pjesë të politikës që nga vitin ’89-’90, duke shtuar se nuk duhet lejuar zanati i vjetër i Serbisë.

“Serbia planifikonte zhvendosjen e serbëve të Kosovës e vërtetë apo propagandë?

Mund të jetë dhe të mos jetë propagandë! Serbia mund të stimuloje daljen e organizuar të serbëve të Kosovës, e ka pjesë të politikës së saj nga vitet 89-90, pra kujdesi duhet të jetë i madh të mos lejohet një lojë e Serbisë sipas “zanatit” të vjetër për zhvendosje për nxitur një katastrofë humanitare, krijimi i një situate të rreme por efektive në terrenin politik dhe ligjet ndërkombëtare.

Serbia ka pas ide të këtij tipi në Kosovën e viteve 89-90, në atë kohë kishte nxitur serbët e Kosovës të dalin në rrugë me traktor për të tregu se ata diskriminohen nga shqiptarët e viteve 89-90, kishte pamje të traktorve, grave e pleqëve të këtij komuniteti në atë kohë u mor me dhunë autronomia e Kosovës, pra simulim të tillë ka bërë edhe atëherë, kjo lojë nuk duhet të lejohet”, shprehet ai.

Burjani shpreh edhe një popozim për Qeverinë, që sipas tij duhet të të fillohet menjhëherë bashkëpunimin me SHBA dhe BE për të frenuar Serbinë, përndryshme mund të nis politika e ndarjes apo edhe themelimi i një entiteti juridik.

“Andaj propozimi i im për qeverinë është urgjentisht të fillojë bashkëpunimin me SHBA dhe BE për të frenuar Serbinë nga lojërat e këtij lloji.

Çdo simulim madje i kësaj ngjarje do të prodhonte pashmangshëm reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare dhe se do të fillonte politika e ndarjes së Kosovës ose themelimit të një entitti juridik e politik brenda Kosovës me garancione ndërkombëtare”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat