Ditëve të fundit, është shfaqur një çështje e re që ka të bëjë me serbët e Kosovës.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka përcjellë shqetësimet e saj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me disa informacione nga Serbia se në rajonin e Sanxhakut “po ndërtohen shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, veçanërisht për ata nga veriu”.
Megjithatë, ajo theksoi se këto informacione duhet të verifikohen.
“Si dikush që ka ndjekur çështjen e refugjatëve që nga vitet 1990 e këtej, ju kujtoj se gjithmonë ka pasur thashetheme, të cilat më vonë kanë çuar në eksode apo zhvendosje të popullsisë,” tha Biserko në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë. tha Biserko në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
“Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që duhet t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve dhe të bëjë gjithçka të mundur që popullata serbe të mbahet në veri të Kosovës”, ka thënë Biserko.
Meha: Serbia po përfiton nga mbështetja e Perëndimit
Njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha, për “Bota sot” tha se ajo që po përpiqet të bëjë Serbia është një formë kolonizimi të tokave shqiptare për t’i shndërruar ato në toka serbe.
Sipas tij, Serbia përmes këtij plani synon të realizojë projektin e daljes në Detin Adriatik.
“Këto ditë u raportua se Qeveria e Serbisë është duke ndërtuar shtëpi në Sanxhak ku planifikon t'i shpërndaj për serbët e Kosovës veçanarëisht atyre nga veriu. Kjo është kolonizim i tokave shqiptare për t'i shndërruar në toka serbe. Kolonizimet dhe shndërrimi i tokave shqiptare në toka serbe bëhet për të realizuar projektin e daljes së Serbisë në detin Adriatik përmes tokës serbe. Këto kolonizime nuk datojnë nga dekadat e kaluara, datojnë nga shekujt e kaluar. Kjo e tanishmja është vazhdimësi."
Tutje, ai thotë se edhe Rusia para disa viteve ka qenë pak a shumë si Serbia, e faktorizuar për perëndimin, por sot doli të jetë problemi më i madh i perëndimit.
Ai shton, se fat të njejtë mund të ketë edhe Serbia në Ballkan.
“Këto ditë është raportuar se Qeveria e Serbisë po ndërton shtëpi në Sanxhak, ku planifikon t’i shpërndajë për serbët e Kosovës, veçanërisht për ata nga veriu. Kjo është një përpjekje për të kolonizuar tokat shqiptare dhe për t’i shndërruar ato në toka serbe. Ky kolonizim ka për qëllim realizimin e projektit të Serbisë për daljen në Detin Adriatik përmes tokave shqiptare. Këto përpjekje nuk janë të reja, por datojnë prej shekujsh. Kjo që po ndodh sot është thjesht një vazhdimësi,” tha Meha.
Ai shtoi se Serbia është duke përfituar nga përkëdheljet e Perëndimit, ashtu siç ndodhi me Rusinë vite më parë.
“Serbia po përfiton shumë nga mbështetja e Perëndimit, njësoj siç ndodhi me Rusinë përpara disa vitesh. Ajo merr investime të mëdha nga vende si Gjermania dhe Italia, ndërsa nga Franca merr avionë luftarakë dhe përparon në integrimet evropiane. Në të njëjtën kohë, ajo mbështetet nga Rusia dhe Kina, ndërsa nxit konflikte në Kosovë, Bosnjë dhe deri diku edhe në Mal të Zi. Ky skenar mund të përfundojë njësoj si Rusia, që sot është problemi më i madh i Perëndimit,” shtoi Meha.
Mehazi: Shtëpitë në Sanxhak po ndërtohen për bandat kriminale të Radojçiqit
Profesori Sulejman Mehazi, duke komentuar mbi këtë çështje, deklaroi se shtëpitë dhe banesat që po ndërtohen në Sanxhak nuk janë për serbët e Kosovës, por për bandat kriminale të Milan Radojçiqit, një figurë e njohur për aktivitetet e tij të paligjshme në veri të Kosovës.
“Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me Sonja Biserkon dhe ish-udhëheqësin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanakun, në Prishtinë ka zbuluar planet e Beogradit për zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak. Sa është e vërtetë kjo që deklaroi zonja Biserko për ndërtimin e shtëpive në Sanxhak, do ta tregojë koha. Sidoqoftë, këto ndërtime duket se janë për bandat kriminale të Radojçiqit, të cilët do të shpërngulen atje me bekimin e autoriteteve serbe për t’u shmangur ndjekjes nga policia e Kosovës,” tha Mehazi.
Ai shtoi se ky veprim synon të rrisë numrin e serbëve në Sanxhak dhe të mbrojë këtë rajon nga çdo përpjekje për ndarje nga Serbia.
“Nuk është e rastësishme shpërngulja e terroristëve serbë nga Kosova në Sanxhak që pas Kosovës si vatër e dytë e ndarjes nga Serbia do jenë boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut. Pra, qëllimi i shpërnguljes së kriminelëve serbë nga Kosova në Sanxhak është, një, të rritet numri i serbëve përballë boshnjakëve, dy, me anë të terroristeve serbë të mbrohet Sanxhaku nga ndarja e saj nga Serbia”, pëefundon ai për “Bota sot”.