Audio-incizimi i Kusari Lilës me Radoiçiqin, juristi nga Belgjika zbardh prapaskenat e forta: Ia montuan këto dy parti!

Politika

Audio-incizimi i Kusari Lilës me Radoiçiqin, juristi nga Belgjika zbardh prapaskenat e forta: Ia montuan këto dy parti!

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2024 Në ora: 17:42
Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq

Së fundi, në media është publikuar një audio-incizim i ri si pretendim se është bisedë ndërmjet shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në lidhje me këtë rast, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila para mediave në Kuvendin e Kosovës ka thënë se e ka denoncuar rastin e audio incizimeve të publikuara të mërkurën, në Polici dhe në Prokurori.

Kusari-Lila këto incizime i cilësoi si të fabrikuara.

Po ashtu, ajo tha se “Kjo do të thotë një manipulim dhe një montazh e asaj natyre e cila synon të vë në dyshim dhe në pikëpyetje integritetin dhe personalitetin tim”.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Së pari, ai u shpreh se është vetëm fillimi i konflikteve mes opozitës dhe pozitës, derisa komentoi edhe përplasjet që ndodhën në Kuvend, shkaku i kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, në senacën e fundit, u përdor një arsenal i tërë i pamëshirshëm i shpifjeve, rrenave dhe trillimeve ndaj këtij rasti, veçanërisht ndaj Kusari-Lilës.

Image
Skënder Musliu.

“Ditë më parë, Kuvendi i Kosovë u shndërrua në arenë ku dominuan akuzat, ofendimet dhe shpifjet, me ç’rast « mollë sherri » ishte përgjimi i supozuar apo montuar mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radoiçiqit, të cilën ajo e demantoi dhe e ka paraqitur në polici, duke thënë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar dhe të fabrikuar për qëllime elektorale. Meqenë se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kishte refuzuar të debatohet për këtë inicizim, opozita e lëshoi mbledhjen e Kuvendit, duke konvokuar një mbledhje tjetër të jashtzakonshme të Kuvendit ku do të debatohej kjo temë, të cilën pozita e bojkotoi. Dhe pikërisht në këtë mbledhje u përdor i tërë arsenali i pamëshirshëm i shpifjeve, insinuatave, rrenave dhe trillimeve ndaj këtij rasti, duke e cilësuar Zonjën Lila si bashkpunëtore të Radoiçiqit dhe duke kërkuar nga organet e sigurisë që të merren me te, si dhe që rasti të procedohet në prokurori.

Fatkeqësisht, mendoj se kjo është vetëm fillimi i konflikteve mes opozitës dhe pozitës, mbase tani, kur dihet data e zgjedhjeve parlamentare, 09 Shkurt 2025, edhe pse në kundërshtim me ligjin, opozita ka filluar fushatën zgjedhore, që në vijiim do të karakterizohet me goditje të ulta, sjellje arrogante, trukime dhe veprime të pista, vetëm e vetëm për t’a degraduar punën e Qeverisë Kurti, për përfitime të votave”.

Gjithashtu, Musliu përmendi edhe lidhjet e ish-pushtetarëve të kaluar me Radoiçiqin, të cilat i di i gjithë opinion.

Në këtë rast, përmendi Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, ku këtij të fundit ia kujtoi një deklaratë të cilën e kishte bërë në të kaluarën.

“Për t’iu kthyer realitetit dhe argumenteve dhe për të qenë i sinqertë, duhet shtruar pyetjen se, kush ishin shokët dhe bashkëpunëtorët e vërtetë të Milan Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviqit, Listës serbe dhe strukturave kriminale të Veriut të Kosovës?! Opinioni i din shumë mirë lidhjet e ngushta të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, dhe jo vetëm, me Radoiçiqin, të cilin edhe njeni edhe tjetri e kanë pranuar në zyret e tyre, në cilësinë e kryeministrit respektivisht kryetarit të shtetit, madje Haradinaj ka qenë edhe në shtëpinë e Radoiçiqit, kanë ngrëne dreka dhe darka, pi kafe e raki…. Thaçi dhe Haradinaj, Radoiçiqit i kanë dhënë tendera të panumërta me vlera miliona euro, me të cilat Radoiçiqin e kanë forcuar financiarisht. Thaçi dhe Haradinaj, por edhe Isa Mustafa, Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, ia lanë « duartë e lira » në pjesën Veriore të Kosovës, për të qeverisur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kontrabandën, duke e përgatitur terrenin për ndarjen e Kosovës. Po ashtu, dua t’ia përkujtoj Ramush Haradinajt, i cili është ndër më të zëshmit në kritikat ndaj Mimoza Lilës dhe kryeministrit Kurti se, gjatë një fushatë zgjedhore, e kishte ftuar dhe falënderuar në gjuhën serbe Rakiqin e Listës serbe për pjesmarrjen dhe përkrahjken e tij”, theksoi ai.

Më tej, juristi tha se pikërisht ata që bashkëpunuan dhe financuan Radoiçiqin, po tregohen më të ashpër në sulmin ndaj Kusari-Lilës.

“Madje në kuadër të hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në një bastisje në shtëpinë e Radoiçiqit, ai në momontin e fundit i kishte ikur policisë, për çka kishte supozime se Ramush Haradinaj e kishte paralajmëruar. Edhe me rastin e tërheqjes së fletarrestit ndaj Radoiçiqit, disa prokuror kishin deklaruar se, kjo ishte bërë pas një intervenimi nga politika, që supozohej se këtë e kishte kërkuar Haradinaj. Vet Radoiçiqi publikisht kishte deklaruar se është takar disa herë me Thaçin dhe Haradinaj, të cilët i kishin premtuar ç’mos Radoiçiqit, vetëm që ai dhe Lista serbe t’i përkrahin ata. Dhe tani në Kuvend, Haradinaj në mënyrë të turpshme dhe të paskrupullt kritikon Lila-Kusarin dhe kryeministrin Kurti për spiun të Serbisë dhe bashkëpuntor të Radoiçiqit, është mashtrim, hipokrizi, e pamoralshme dhe goditje të pista.

Pikërisht dhe fatkeqësisht, ata që bashkëpunuan, financuan dhe mbrojtën Radoiçiqin dhe klanin e tij, tani janë më të zëshmit në sulmin ndaj Lila-Kusarit, kinse për bashkëpunim me Radoiçiqin. Opozita përmes rrenave dhe mashtrimeve të kulluara, në mënyrë të paskrupullt keqpërdor foltoren duke manipuluar me opinionin, mbase opozita asnjëherë nuk i ka mbrojtur interesat e qytetarëve, por i kanë mbushur xhepat e tyre duke i penguar reformat në drejtësi, për t’i mbrojtur mafiozët dhe kriminelët e partive të tyre”, shpjegoi ai.

Po ashtu, Musliu vlerëson se incizimet e shefës së grupit parlamentar të LVV me Radoiçiqin janë të fabirkuara dhe montuara.

Ai theksoi se këtë e kanë bërë PDK me AAK, me qëllim ta dëmtojnë LVV-në.

“Gjykoj se inicizimi i vitit të kaluar, ky i tanishmi dhe supozoj se ka edhe inicizime tjera të fabrikuara dhe montuara, jo vetëm me zonjën Kusari, janë bërë me paramendim nga PDK-ja dhe AAK-ja, me qëllim që ato të përdoren në momente të volitshme dhe të caktuara, për denigrimin e Qeverisë Kurti.

Deputetët e Listës serbe për dy vite e gjysmë nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, kjo nga shkaku se kryeministri Kurti i ka defaktorizuar, mbase Lista serbe asnjëherë nuk ka arritur që përmes votave t’a shantazhojë Qeverinë Kurti, për dallim nga opozita që Listën serbe e përdornin si patericë në vendimmarrje. Me largimin e Listës serbe nga Kuvendi, opozita e në veçanti PDK-ja dhe AAK-ja, kanë humbur aleatin me të sigurt dhe më të besueshëm që ua siguronin votat. Dhe tani, kur opozita nuk po mundet fizikisht t’a kthejë Listën serbe në Kuvend, ajo po mundohet që përmes mashtrimeve dhe inskenimeve të amoralshme, t’a kthejë Listën serbe virtualisht në Kuvend. Opozita, fatkeqësisht në vend të argumenteve, ideve dhe zgjidhjeve kreative për të mirën e qytetarëve, për çka edhe janë zgjedhur, ajo në mungesë të substancës, merret me punë të liga, montime dhe inskenime dhe kauzave të rreme”, nënvizoi juristi nga Belgjika.

Në fund, ai shpërtheu me kritika ndaj opozitës, derisa tha se rasti i Mimoza Kusarit është propagandë e kulluar që bazohet në fabrikime

“Deputetët e opozitës përmes shpifjeve dhe ofendimeve arrogante dhe të shfrenuara, si hiena sulmojnë zonjën Lila-Kusari, por edhe kryeministrin Kurti, me ç’ka po e shprehin nivelin e ulët dhe primitiv të edukatës njerëzore dhe politike, kurse ata nuk e thanë asnjë fjalë, kur Xhavit Haliti, muaj më parë në një emision televiziv kishte deklaruar se Radoiçiqi nuk është terrorist sepse, në dijeniën e tij, nuk paska kryer veprër penale, edhe pse vet Radoiçiqi e kishte pranuar përgjegjësinë publikisht. Kjo shpërfaqë fytyrën e vërtetë, paturpësinë dhe demagogjinë e opozitës, se këta merren me shpifje dhe manipulime, por është fatkeqësi edhe më e madhe, kur edhe gratë deputete, duke ditur se rasti i Mimoza Kusarit është propagandë e kulluar që bazohet në fabrikime dhe montime të manipuluara, kritikojnë pamëshirshëm dhe etiketojnë Zonjën Lila”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat