Të premten pritet vendimi për Tefik Mustafën

Politika

Të premten pritet vendimi për Tefik Mustafën

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:48
Tefik Mustafa

Ndaj Tefik Mustafës, i arrestuar nga Serbia më 11 shkurt 2025 i është mbajtur seanca gjyqësore. Në këtë seancë pritej lirimi i tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo për shkak të një dëshmitari të ri që u paraqit në këtë seancë.

Burimet e medias kanë shprehur shqetësimin se Serbia po fabrikon dëshmitarë të ri për rastin në fjalë.

Burime të “Bota sot”, bëjnë me dije se seanca e radhëës pritet të mbahet të premten, derisa pritet edhe pritet edhe një vendim për këtë rast.

“Sot babi im e ka pas seancën e radhës. Nga ora 15 deri ne ora 17.

Edhe ja kanë shtyrë deri të premten. Ditën e premte ja e dënojnë ja e lirojnë”.

Kujtojmë, se Tefik Mustafa, shtetas i Kosovës, u arrestua nga autoritetet serbe më 1 qershor 2024 në pikën kufitare të Merdarës. Sipas organeve serbe, ai është arrestuar nën dyshimin për "krime lufte" gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999. Për arrestimin e Mustafës u deklarua përmes një komunikate për mediat edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq.

Në atë komunikatë u tha se dyshohet se Mustafa ka qenë pjesëmarrës në rrëmbimin e tre policëve serbë më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

“Si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë-Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”, thuhej në komunikatën e MPB-së të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat