Marrëveshja që ndryshoi ‘lojën’, alarmohet Serbia – Ekspreti i sigurisë: FSK po forcohet

Politika

Marrëveshja që ndryshoi ‘lojën’, alarmohet Serbia – Ekspreti i sigurisë: FSK po forcohet

Nga: A.SH Më: 20 mars 2025 Në ora: 13:57
Ushtarë e FSK-së

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova së bashku kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake trepalëshe në fushën e mbrojtjes.

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim prë “Bota sot”, ka thënë se kjo marrëveshje është lajm i mirë për Kosovën, e që nënkupton që Kosova tanimë ka një aleancë për ngritjen profesionale të FSK-së, saktësisht në burime njerëzore.

“Realizimi i një marrëveshje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Koracisë në lidhje me bashkëpunimet ushtarake, veçanërisht në organizimni e trajnimeve professionale, saktësiht në përdorimin e dronëve është një lajm i mirë i Kosovës, ngase ky bashkëpunim mes tre shteteve nënkupton që Kosova tanimë ka një aleancë për ngritjen profesionale të FSK-së, saktësisht në burime njerëzore”.

Ai thotë se kjo marrëveshje ka edhe mesazhe politike, duke e sinjalizuar saktësisht Serbinë, se Kosova po punon fuqishëm në ndërtimni e aleancave me shtetet fqinje.

Sa i përket shqetësimit të Serbisë, thotë se ajo do të shqetësohet nga çdo aleancë që Kosova do të kishte.

Në fakt kjo marrëveshje nënkupton edhe mesazhe të natyrës politike, në aspektin e sigurisë dhe direkt sinjalizon vendet në këtë rast siç është Serbia, se Kosova po punon fuqishëm në ndërtimni e aleancave me shtetet fqinje përtë garantuar mbështjetje, fillimisht profesionale pastaj edhe në çështjen për prodhimin e armëve dhe kjo nënkupton se Serbia duhet të ketë parasysh se Kosova ka përqëllim ngritjen e kapaciteteve të saj, kryesisht në mbrojtje.

Në që jemi shtet që garantohemi sipas rezolutës 1244, nga NATO e cila zbatohet nga KFOR-i, Kosova duhet të krijojë aleanca të tilla të cilat pos që ndojmonë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve profesionale apo edhe në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbime tregtare pjesë e armatimeve dhe municioneve, njëkohësisht tregon edhe një afërsi që Kosova ka me këto dy shtete.

Padyshim që Serbia do të shqetësohet nga çdo aleancë që Kosova do të kishte, me vendet siç është Shqipëria dhe Koracia apo edhe vendet tjera.

Ne mund ta marrin këtë marrëveshje si shumë të mirë, duke pasur parasysh që FSK ka nevojë për trajnime profesionale”, përmbylli ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat