Profesori vjen me parashikim befasues: Nëse LDK refuzon koalicion me LVV-në, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe…!

Politika

Profesori vjen me parashikim befasues: Nëse LDK refuzon koalicion me LVV-në, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe…!

Nga: A.M. Më: 20 mars 2025 Në ora: 17:47
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Koalicionet janë një nga çështjet më të diskutara së fundi, që pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Pas konfirimit se, qeverinë e re të Kosovës nuk mund ta formojë asnjë parti e vetme, pa aleanca dhe koalicione, kjo ka ngritur parashikime të ndryshme në lidhje me procesin për formimin e qeverisë.

Ka pasur aludime të ndryshme se kush me kë duhet të bëj koalicione, por vetëm kaq nuk është se ka pasur diçka konkrete.

Madje, edhe liderët e partive politike më të mëdha në vend janë treguar shumë të prerë dhe jo fortë të gatshëm për koalicione.

E në lidhje me atë se si duhet të duket qeveria e re, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se LVV duhet të bëj koalicion me LDK-në dhe pakicat joserbe.

"Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Vetëvendosjes i takon të krijojë qeverinë, në aleancë me LDK-në dhe me pakicat joserbe”.

Image
Eshref Ymeri.

Tutje, profesori u shpreh se nëse LDK refuzon koalicion me LVV-në, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Krahas kësaj, ai parashikoi së në zgjedhjet e reja votuesit do t’i japin LVV-së 60 deputetë dhe do ia munëdsonin formimin e qeverisë pa partitë opozitare.

“Në qoftë se LDK-ja e refuzon koalicionin me LVV, për këtë fajin e kanë votuesit dardanë, të cilët nuk i dhanë LVV më shumë se 60 deputetë.

Atëherë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën që votuesit dardanë t'i thërrasin mendjes, të marrin pjesë gjerësisht në votime, t'i japin LVV-së mbi 60 deputetë, sepse LVV është e vetmja parti politike me orientim kombëtar, e cila e çliroi Republikën e Dardanisë nga politika serviliste e bandës tradhtare të Thaçit në shërbim të Serbisë fashiste”, përfundoi Eshref Ymeri për “Bota sot”.

Kujtojmë se ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat