Flet oficeri britanik: Kjo është arsyeja pse bashkësia ndërkombëtare nuk po merr masa për dorëzimin e serbëve që organizuan sulmet terroriste në Kosovë

Politika

Flet oficeri britanik: Kjo është arsyeja pse bashkësia ndërkombëtare nuk po merr masa për dorëzimin e serbëve që organizuan sulmet terroriste në Kosovë

Nga: H.O. Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:24
Ish oficeri britanik, Ade Clewlow

Ish oficeri britanik, Ade Clewlow në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ pak ditë më parë ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë. Ai ka thënë se situate është e qetë aktualisht, por që mund të ketë sulme nga e Serbisë, ngjashëm sikurse sulmi i Banjskës që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Ndonëse kanë kaluar një vit e gjysëm nga sulmi terrorist serb, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, heroi Afrim Bunjaku, organizatorët serbë nuk janë dorëzuar para drejtësisë.

Por pse bashkësia ndërkombëtare nuk po merr masa për dorëzimin e serbëve që organizuan sulme terroriste në Kosovë, si Banjska?

Oficeri britanez Clewlow ka thënë se, deri më tani, fokusi i komunitetit ndërkombëtar ka qenë për të ulur tensionet në rajon dhe për të promovuar stabilitetin.

“Edhe pse ka shumë prova bindëse se Serbia qëndron pas incidentit të vitit 2023, deri më tani, komuniteti ndërkombëtar ka patur gjithmonë të ngjarë të ushtrojë presion të hapur diplomatik mbi Beogradin. Edhe pse peizazhi gjeopolitik po ndryshon, në afat të shkurtër nuk mund ta shoh këtë situatë të ndryshojë”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat