Ish-ambasadori holandez flet për ndikimin e Trump në dialogun Kosovë-Serbi – ka këto fjalë për Asociacionin!

Politika

Ish-ambasadori holandez flet për ndikimin e Trump në dialogun Kosovë-Serbi – ka këto fjalë për Asociacionin!

Nga: M.Haziri Më: 7 prill 2025 Në ora: 22:01
Robert Bosch

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar tash e sa vite, mirëpo një marrëveshje finale që mund të normalizoj raportet e palëve nuk është arritur ende.

Përfaqësuesit ndërkombëtar në vazhdimsi përmes takimeve, deklaratave e herë pas here trysnimëve, po tentojnë që të finalizojnë këtë dialog.

Mirëpo është Serbia ajo e cila nuk është ende e gatshme të pranoj realitetin që Kosova tashmë është shtet demokratik.

E të gjendur në këtë situatë, shpresat janë kthyer kah SHBA në krye me Trump.

Në lidhje me këtë çështje në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.

Ai thotë se është e vështirë të parashikohet diçka pasiqë Trump ka filluar të merret me disa çështje tjera për SHBA dhe nuk ka prioritet Kosovën.

“Është shumë e vështirë që nuk mund të parashikoj asgjë se çfarë do të bëjë qeveria Trump për këtë çështje. Duket se tani është plotësisht i zënë me tregtinë dhe çështjet e lëndëve të para. E fundit mund të jetë në favor të Kosovës nëse ai ngre një interes për minierat në vendin tuaj, por mund të jetë po aq negativ sa edhe serbët pretendojnë atje”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur për kërkesën e Vuçiqit për Asociacionin, Bosch thotë se Serbia duhet të jep diçka që të marr në këmbim atë që po e kërkon.

“Asociacioni duhet të krijohet vetëm nëse Serbia jep diçka të rëndësishme në këmbim. Në mohime nuk mund t'i kërkohet njërës palë të japë ndërsa tjetra vetëm mbledh”, përfundoi ish-ambasadori holandez, Robert Bosch për “Bota sot”.

Kujtojmë që SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht u kërkojnë palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, teksa Kosova ka vite që përballet me presion të vazhdueshëm që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat