Maloku: “Zhbllokimi” në dorën e Vetëvendosjes

Politika

Maloku: “Zhbllokimi” në dorën e Vetëvendosjes

Nga: A.SH. Më: 23 prill 2025 Në ora: 10:07
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Sot, pritet te jetë tentativa e pestë për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Alublena Haxhiu, është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, por që kjo nga opozita është kundërshtuar.

Analisti politik, Albinot Maloku në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës nuk ndodh me konsensus nga të gjitha subjektet politike, por vetëm nga fuqia e numrave.

Image
Albinot Maloku

 

“I pari pas procesit zgjedhor të 9 shkurtit të këtij viti është dashur ta kuptojë fuqinë e numrave që i ka marrë për në Kuvendin e Kosovës, institucion nga i cili derivon edhe formimi i institucioneve të reja të vendit. Për rrjedhojë, ka qenë e rekomandueshme që të kishte një marrëveshje politike me subjektet e tjera shqiptare, për të pasur edhe numrin e votave që i duhen për zgjedhjen e kreut të Kuvendit e më pas edhe të Qeverisë.

Kjo mungesë vullneti për ta njohur realitetin e numrave nga i pari pas zgjedhjeve, pra Lëvizja Vetëvendosje, solli deri te momentet ku patëm disa episode të pasuksesshme rreth konstituimit të Kuvendit. Zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës nuk ndodh me konsensus nga të gjitha subjektet politike, por vetëm nga fuqia e numrave”, thotë ai.

Sipas tij, zhbllokimin mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje duke bërë koalicion me një subjekt shqiptar.

“Zhbllokimin mund ta bënte Lëvizja Vetëvendosje duke i ofruar koalicion një subjekti politik shqiptar, ndërsa koalicioni me subjektet politike jo shumicë do të mund të rridhte natyrshëm. Edhe sot, kur kemi tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit, nëse nuk ka një marrëveshje të vendosur me shkrim, nuk besoj në suksesin e seancës”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat