Në kërkim të Radoiçiqit dhe 19 serbëve tjerë, avokatët mirëpresin fletarrestet e lëshuara nga Kosova

Politika

Në kërkim të Radoiçiqit dhe 19 serbëve tjerë, avokatët mirëpresin fletarrestet e lëshuara nga Kosova

Arife Morina Nga Arife Morina Më 30 prill 2025 Në ora: 11:57
Milan Radoiçiq

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, Radoiçiq – ish-nënkryetar i partisë së serbëve në Kosovë, Lista Serbe - akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar se kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për lëshimin e fletarrestimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur 'Ura e Taliqit' në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.

Ky vendim u mirëprit, ndonëse kërkon punë dhe bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Vlen të theksohet se, në Kosovë zhvillohen gjykime në mungesë për raste të krimeve të luftës. Këto lloj gjykimesh, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohen vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, avokatët kërkojnë bashkëpunim të thellë me organet ndërkombëtare të drejtësisë, pasi sipas tyre është i ështirë arrestimi i kriminelëve serbë, pa ndihmën e tyre.

Jashari: Është një hap jashtëzakonisht i mirë që kanë ndermarrë institucionet e Republikës së Kosovës

E këtë vendim, e mirë priti avokati Arbër Jashari, ku në një prononcim për “Bota sot” e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm.

Image
Arbër Jashari

Ai tha se më Radoiçiqi dhe të dyshuarit tjerë nuk mund të dalin nga shteti serb, pasi mund të arrestohen dhe të ekstradohen në shumicën e shteteve tjera.

“Është një hap jashtëzakonisht i mirë që kanë ndërmarrë institucionet e Republikës së Kosovës. Me këtë veprim Radoiçiq dhe të kerkuarit e tjerë, nuk do të mund të levizin përtej Serbisë, pasi që rrezikojnë të arrestohen dhe ekstradohen në shumicen e shteteve tjera, ku ata mund te gjinden”, tha ai.

Po ashtu, potencoi faktin se Kosova nuk është në Interpol, por që kjo pengesë është tjekaluar përmes UNMIK-ut.

“Është fakt që Kosova nuk është anëtare e Interpolit, por kjo barrierë është tejkaluar permes UNMIK-ut, i cili i adreson fletarrestet në emër të Kosovës”, përcjell “Bota sot”.

Curri: Është absolutisht i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar për arrestimin e të dyshuarve

Kurse, avokati Agron Curri tregoi se kur lëshohet një urdhërarrest i tillë, derisa foli edhe për procedurën penale në këtë rast.

Image
Arian Curri

“Urdhërarrsti është një masë për sigurimin e të pandehirit në procedurë penale. Ky akt lëshohet kur ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e një vepre penale dhe kur i pandehuri nuk përgjigjet apo i shmanget pranimit të thirrjes, nuk mund t’i dergohet thirrja apo nuk përgjigjet”.

Krahas kësaj, avokati në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” u shpreh se është jashtëzakonisht e nevojshme të bashkëpunohet me ndërkombëtarët, në mënyrë që të arrestohen kriminelët në fjalë.

Ai përmendi edhe faktin se të dyshuarit jetojnë në shteti serb, shtet me të cilin nuk kemi bashkëpunim juridik.

“Po, është absolutisht i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar për arrestimin e të dyshuarve sidomos për faktin se këta të dyshuar jeton në Serbi, shtet ky me të cilin Kosova nuk ka bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Pa këtë bashkëpunim urdhërarresti ka efekt vetëm brenda territorit të Republikës tonë dhe personat e dyshuar mund të shmangen nga drejtësia përmes qëndrimit në Serbi”, përmbylli Agron Curri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat