Duhanaj: Sinqeriteti dhe veprimi transparent, çelës për integrimin në BE

Politika

Duhanaj: Sinqeriteti dhe veprimi transparent, çelës për integrimin në BE

Nga: A.M. Më: 16 maj 2025 Në ora: 22:24
Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Osmani shprehu shqetësimin se BE-ja nuk po vlerëson siç duhet reformat dhe përpjekjet e Kosovës, ndërkohë që, sipas saj, po i hap derën liderëve që vizitojnë Moskën dhe takohen me presidentin rus Vladimir Putin, duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përkundër faktit që jemi 100 për qind të linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga ana e BE-së. Nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë dhe nuk vlerësohet fakti që jemi 100 për qind në përputhje me politikat e tyre. Po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë, pasi më shumë po hapet dera në raport me ata që po shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër përveç BE-së,”, ka thënë Osmani.

Analisit politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se nuk është mirë që vendi është nën sanksione.

“Natyrisht që nuk është mirë, që Kosova është nën sanksione. Por Presidentja dhe të gjithë  e, duhet të merremi me shkaqet,  e jo me pasojat”, ka theksuar ai.

Duhanaj ka theksuar se, ndonëse kritikat ndaj Bashkimit Evropian janë të nevojshme, por duhet vepruar në mënyrë  transparente në rrugën e integrimit evropian.

“Po, duhet të jemi edhe kritik ndaj komunitetit ndërkombëtarë,  por për të qenë të tillë dhe për të poseduar sadopak një të drejtë morale për ketë, duhet të jemi të sinqertë në radhë të parë me vendin tonë, e pastaj edhe me miqët.

Nuk mund ta akuzosh botën, që s'po ta respekton vendin, përderisa ti vetë nuk e ke asnjë trohë respekti karshi vendit tënd.

Shqiptarët në përgjithësi, duhet të mësohet, që t'i kryejnë detyrat e tyre. Të veprojnë në mënyrë transparente dhe aktive në rrugën integruese drejtë BE-së, e jo vetëm me deklarata të thata, përderisa veprat kolektivisht i kemi të orientuara drejt bashkëpunimit me shtetet e lindjes”, ka thënë Duhanaj.

Ai sugjeron që Kosova të marrë shembull nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për mënyrën se si realizohen detyrat dhe ndihmohen miqësitë ndërkombëtare, duke fituar mbështetje të pakompromis nga kombet mike.

“Kosova duhet ta merr shembull model Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, se si kryhen detyrat e shtëpisë dhe si krijohen miqësitë dhe me to fitohet mbështetje e pakompromis e kombeve mike”, ka përfunduar Duhanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat