Analisti ngre alarmin: Të ushtrohet presion ndaj Serbisë sepse ka tendenca për…!

Politika

Analisti ngre alarmin: Të ushtrohet presion ndaj Serbisë sepse ka tendenca për…!

Nga: M.Haziri Më: 18 maj 2025 Në ora: 11:50
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciq

Vizita e Aleksandar Vuçiq, në Rusi, ka tërhequr vëmendje të madhe, duke qenë se është një ngjarje që ndodh në një kohë delikate për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politike, veçanërisht me tensionet që kanë lindur për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndikimit të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse BE ka kërkuar që Serbia të shmangë vizita të tilla, për shkak të angazhimit të saj për të ruajtur lidhjet me Perëndimin dhe për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE, Vuçiq ka vazhduar të mbajë një politikë të ekuilibruar, për të ruajtur marrëdhëniet me Rusinë.

Në lidhje me rrezikun që Serbia vazhdimisht paraqet për rajonin më herët ka folur edhe për portalin kroat Jutarnji list, Picula javë më parë?ku theksoi se strategjia aktuale e Vuçiçit është e fokusuara në destabilizim, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.

Eurodeputeti kroat tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e “botës serbe”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Arbnor Sadiku.

Image
Arbnor Sadiku.

Ai tha që ndaj Serbisë duhet të ushtrohet presion pasi është një vend me prirje pro ruse dhe ka qëllim destabilizimin e vendit.

“Sigurisht që duhet të ushtrohet presion mbi Serbinë, pasi është një vend me prirje pro-ruse dhe ka treguar tendenca për destabilizimin e Kosovës”, u shpreh ai.

Por Sadiku shprehet skeptik për shtetet që mund të i bëjnë presion Serbisë, posaqërisht Franca, pasi sipas tij e njejta mbanë anen Serbisë.

“Megjithatë, kam përshtypjen se një gjë e tillë nuk do të ndodhë nga të gjitha shtetet, veçanërisht nga Franca. Ajo shpesh ka thënë një gjë, por ka vepruar ndryshe ndaj Serbisë, duke qenë më tolerante ndaj saj”, shpjegoj analisti.

Në fund ai përmend Gjermaninë e cila ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimet e saj karshi Serbisë.

“Ndërkohë, Gjermania ka qenë më e qartë dhe konkrete në qëndrimin e saj, duke kërkuar nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian”, përfundoi analisti Sadiku për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat