Politologu flet për ngërçin politik - ka një mesazh të fuqishëm për partitë politike!

Politika

Politologu flet për ngërçin politik - ka një mesazh të fuqishëm për partitë politike!

Nga: M.Haziri Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:06
Albinot Maloku

Kosova po përballet me një ngërç të thellë politik dhe institucional, ku formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit po zvarritet për muaj të tërë.

Subjekti fitues, Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse ka dalë i pari, nuk ka numrat e mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm, por vazhdon të refuzojë bashkëpunimet e sinqerta me subjektet tjera.

Kjo ka krijuar një bllokadë që ka ndikuar në funksionimin normal të shtetit, duke i lënë qytetarët pa institucione të konsoliduara dhe pa perspektivë të qartë politike.

E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur politologu Albinot Maloku.

Maloku theksoi se pavarësisht se Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë në zgjedhjet e fundit, ajo nuk mund të sillet si fituese absolute që vendos e vetme për formimin e institucioneve. Ai shton se me vetëm 48 deputetë, VV nuk i ka votat e nevojshme për të zgjedhur kreun e Kuvendit apo për të formuar qeverinë pa një marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik.

Politologu kritikon qasjen e kësaj partie, e cila sipas tij po manipulon interpretimin e të drejtës kushtetuese duke pretenduar se i takon automatikisht drejtimi i institucioneve, gjë që nuk qëndron në praktikën parlamentare, pasi për këto pozita kërkohet votim, jo emërim.

Subjekti i parë pas zgjedhjeve, sidomos me fuqin që ka akumuluar nga zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit rrjedhës, mbështetur në rregullimin kushtetues të Republikës është edhe i privilegjuar edhe përgjegjës, për të ofruar zgjidhje por edhe fajtor nëse nuk e bënë këtë. Po i afrohemi muajt të katër që kur janë mbajtur zgjedhjet në nivel vendi për zgjedhjen e deputetëve, për rrjedhojë edhe të formimit të Qeverisë së re të Republikës, e subjekti i parë ende nuk e pranon faktin se me 48 deputetët e saj, plus subjektet tjera partnere nga ish-qeverisja nuk mund të ec përpara as me zgjedhjen e kreut të Kuvendit e as të formimit të Qeverisë së re të Kosovës, pa një marrëveshje politike me një subjekt tjetër politik që i’a ofron mundësin ti ketë minimalisht 61 vota nëse jo më shumë”, u shpreh ai.

Ai përmend edhe rolin e Nismës Socialdemokrate, e cila me vetëm tre deputetë ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, përfshirë edhe me Vetëvendosjen.

Megjithatë, qëndrimi i Albin Kurtit, i cili nuk e pranon këtë gatishmëri dhe e përjashton Nismën me justifikime të dobëta, shihet si mungesë vullneti për marrëveshje reale. Në fund, politologu kujton se partneriteti politik kërkon dhënie dhe marrje, jo imponim.

Problemi është tek manipulimi në interpretim se të qenurit veç i pari pas zgjedhjeve të garanton mundësinë ta kesh kreun e Kuvendit, e që nuk qëndron në praktiken tonë, nga se edhe në zgjedhjen e kreut të Kuvendit përdoret togëfjalëshi votim dhe jo emërim si shkak i së drejtës së propozimit duke qenë i pari pas zgjedhjeve. Është Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt e cila që në krye të herës e ka shprehur vullnetin të jetë i hapur për partnerit e marrëveshje politike pas zgjedhjeve me të gjitha ato subjektet politike që mund të formojnë institucionet e reja shtetërore, pra i hapur edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjithsesi, Nisma Socialdemorate i ka vetëm 3 deputet por mjaftueshëm të rëndësishëm për 48 deputetët pretendues për formimin e Qeverisë e zgjdhjen e kreut të legjislaturës së nëntë të Republikës së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti me shpjegimet e tija, duke i përmendur partnerët e tij parazgjedhor të cilëve nuk është se ua ka njohur subjektivitetin politik në zgjedhje, e duke i futur në listë si individ, se ata nuk na qenkan për t’i plotësuar kërkesat Nismës është manipulim që nuk i kalon mendjet racionale.

Nisma duket e gatshme, por marrëdhënia nënkupton siç e shpjegonte vite më parë vetë kreu i Vetëvendosjes, marrje dhe dhënie mes palëve bashkëpunuese”, përfundoi Maloku për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat