Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO) të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh.
Kurse, dje autoritetet në Serbi i kanë shqiptuar masën e paraburgimin prej një muaji Spahiut.
"Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative [NJSO], pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike", tha avokati Arianit Koci.
Arrestimi i Spahiut nxiti reagime publike, derisa institucionet e Kosovës vlerësojnë se arrestimet e tilla janë arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e Spahiut.
E në lidhje me atë se si të veprohet ndaj këtyre vendimeve të Serbisë, foli profesori Muhamet Kelmendi.
Fillimisht, ai u shpreh se arrestimet e tilla në pika kufitare janë të padrejta dhe është mjet criminal për ta provokuar Kosovën.
“Çështjet e arrestimeve të shqiptarëve në Serbi janë bërë dukuri e përditshme. Kjo, për faktin se shteti serb e njeh Kosovën si territor serb. Së këndejmi, po vepron edhe ligji serb dhe po arrestohen pjesëtarë të policisë, të pushtetit dhe të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Arrestimet e tilla janë de-jure dhe de-facto të padrejta dhe nuk shkojnë në drejtim të ndërtimit të raporteve të shëndosha ndërshtetërore.
Kështu është krijuar mendimi se vetëm lufta e ndan Kosovën nga Serbia. Një luftë e tillë veç ishte, tash po veprohet me mjete kriminale për të provokuar Kosovën. Brenda vendit është duke vepruar me minoritetin serb dhe me veglat e ndryshme pro-serbe”, nënvizoi profesori.

Po ashtu, Kelmendi këto arrestime e cilësoi se ‘lëvizje’ shumë të rrezikshme, pasi vlerëson se po bëhen për të shkaktuar një situatë ‘shëprthyese’, që të destabilizohet sigurina në vend.
“Veprimet janë të rënda dhe shumë të rrezikshme.
Kolona e pestë ilegale serbe është rritur në Kosovë. Serbia po e pretë kohën. Deri atëherë janë futur në veprim elementet spiune serbe.
Në këtë kontekst shkojnë edhe arrestimet e pjesëtarëve të ndryshëm nga Kosova në Serbi. E gjitha kjo si formë provokimië për të krijuar gjendje të ndjerë dhe shpërthyese.
Në ligjin serb është Kosova Serbi. Këtu e ka bazën e vetë edhe lëvizjet ushtarake serbe në brezin kufitar me Kosovën dhe masat tjera provokative serbo-mëdha.
Serbia po tregon se do:
1.Ndarjen e copëtimin e Kosovës ose
2.Ripushtimin e tërë Republikës”, theksoi ai.
Ndër të tjera, profesori tregoi planet e shteti serb për Kosovën, ku në këtë rast kërkoi nga partitë shqiptare të tregojnë unitet politik për ndërtimin e strukturës mbrojtëse të shtetit.
“Shteti serb nuk e lëshon aq thjeshtë Kosovën. Për Serbinë del Kosova një vend serb, këtu e kanë mbështetjen veprimet kriminale dhe shoveno-raciste serbe.
Prandaj, Kosova kërkohet të ndërtojë një unitet politik dhe së bashku, pavarësisht subjektit politik, të punojnë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe të strukturës mbrojtëse të vendit.
Pa një ushtri mirë të organizuar dhe të armatosur nuk sigurohet sovraniteti dhe intergriteti i shtetit të Kosovës”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.