Trump thotë se ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë, flet profesori amerikan: Nuk ka prova që…

Politika

Trump thotë se ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë, flet profesori amerikan: Nuk ka prova që…

Nga: H.O. Më: 28 qershor 2025 Në ora: 19:36
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklarim të tij të sotëm ka thënë se ka ndaluar një luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, ka thënë Trump.

Lidhur me këtë deklarim të Trump, profesori amerikan Alon Ben Meir ka thënë se luftë nuk mund të ketë mes Serbisë dhe Kosovës, derisa kjo e fundit është është e mbrojtur nga forca të BE-së.

Image
Alon Ben Meir

“Serbia nuk dëshiron dhe nuk do të zhvillojë një luftë kundër Kosovës për sa kohë që ka forca të BE-së në Kosovë dhe angazhimi i BE-së për të ruajtur dhe mbrojtur Kosovën si shtet të pavarur”, deklaroi ai.

Profesori amerikan thotë se nuk asnjë provë për luftë të mundshme.

“Për më tepër, nuk pati asnjë bisedë serioze ose provë se një luftë midis Serbisë dhe Kosovës do të ndodhte së shpejti. Dhe siç thashë, Trump shpesh tenton të bëjë zhurmë vetëm për të tërhequr më shumë vëmendje tek vetja”, tha Ben Meir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat