Vendimi i Kushtetueses për Kuvendin: Avokati paralajmëron partitë – Ja çfarë ndodhë nëse nuk respektohet afati

Politika

Vendimi i Kushtetueses për Kuvendin: Avokati paralajmëron partitë – Ja çfarë ndodhë nëse nuk respektohet afati

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2025 Në ora: 10:01
Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që deputetët jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Megjithatë, gjatë ditë së djeshme, sërish dështoi seanca e radhës konstituive në Kuvend, me partitë që nuk arritën ndonjë marrëveshje politike.

E në lidhje me këtë vendim të Kushtetueses për Kuvendin e Kosovës, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati Ardian Bajraktari.

Image
Ardian Bajraktari.

Së pari, tha kriza në Kuven është politike dhe duhet të ketë reflektim nga partitë politike, me qëllim të formimit të institucioneve të reja.

“Kriza në Kuvend para së gjithash është krizë politike, kërkon reflektim. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Gjykatës, krahas të drejtës së subjektit fitues të zgjedhjeve që me propozu kandidatin apo kandidaten për kryetar/e, e ka edhe përgjegjësinë që me diskutime me mirëbesim e konstruktivitet me siguru numrin e nevojshëm të votave”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Bajraktari foli për vendimin e Kushtetueses, e që sipas tij tani është vendosur standard i ri, me afatin prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendos një standard të ri, duke theksuar se sikurse e parasheh neni 66, paragrafi 1 i Kushtetutës, konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve. Kurse në rastin konkret, konsituimi i Kuvendit duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të aktgjykimit”.

Ndër të tjera, avokati shtoi se aktgjykimet e Kushtetueses janë të detyrueshme dhe si të tilla duhet të zbatohen.

Kurse, në rast të moszbatimit të afatit, tregoi se si mund të veprohet.

“Aktgjykimet e gjykatës Kushtetuese sipas nenit 116 të Kushtetutës janë të detyrueshme, mos zbatim të cilave do të ishte një standard tepër i keq për venin. Njëra prej alternativave është që në rast të mos zbatimit të këtij afati, palët e autorizuara t’i drejtohen sërish gjykatës”, përfundoi Ardian Bajraktari për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat