E akuzoi Osmanin për manipulim, profesori ‘shpërthen’ ndaj Grenellit: Flet me mllef, ja çfarë fshihet pas deklaratës së tij!

Politika

E akuzoi Osmanin për manipulim, profesori ‘shpërthen’ ndaj Grenellit: Flet me mllef, ja çfarë fshihet pas deklaratës së tij!

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2025 Në ora: 16:02
Richard Grenell

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi.

Së pari, deklaratën e Grenellit e cilësoi si një fyerje ndaj presidentes Osmani dhe është një akt i shëmtuar i një diplimati që synon se ka arritur majat e diplomacisë.

“Riçard Grenell ka postuar një shënim, me të cilin akuzon dhe fyen presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, pse kjo e fundit ka deklaruar se “është e vërtetë që presidenti amerikan, Donald Trump ka parandaluar një sulm ushtarak të Serbisë” kundër vendit të saj, Kosovës. Ai shkruan tekstualisht: “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Zyrën Ovale. Osmani nuk ishte pjesë e arrëveshjeje. Të pretendosh sikur kishte ndodhur diçka të re është absurde”.

Kjo lloj dekëlarate është denigruese dhe e paprinciptë. Eshtë një akt i shëmtuar në gojën e një diplomati që pretendon se ka arrit në majat e diplomacisë. Kur një person, kushdoqoftë ky, i drejtohet presidentit të një vendi me fjalën “Turp” në fillim të fjalisë, ai nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka lëshuar veten në ujërat e kënetës mediatike. Këtë ka bërë Riçard Grenell me deklaratën kundër Vjosa Osmanit. Për çfarë? Se ajo konfirmoi një deklaratë të presidentit Trump”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Bytyçi vlerëson se duhet bërë një analizë kësaj deklaratë, e ku për këtë përmendi disa pika kyçë.

Image
Enver Bytyçi.

Në radhë të parë, theksoi faktin se Osmani nuk ka manipuluar me deklaratën e Trum, vetëm se e ka konfirmuar atë se çka ka thënë presidenti amerikan.

Po ashtu, vlerëson se Grenell ka inati me Trump, për shkak që nuk e ka bërë sekretar shteti apo drejtor të CIA-së.

“Megjithatë është vërtetë për analizë deri psiqike të kësaj deklarate.

Së pari, duhet thënë se presidnetja Osmani nuk ka manipuluar asgjë nga deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndërhyrjen e tij për parandalimin e një sulmi të Serbisë kundër Kosovës. Ajo deklaratë është përsëritur disa herë nga zoti Trump, përfshirë dhe Samitin e NATO-s para pak kohësh. Vjosa Osmani thjesht e ka cituar dhe e ka konfirmuar. Por nuk ka manipuluar asgjë. Prandaj turpi nuk është në anën e saj, por në anën e zotit Grenell, i cili shpif dhe trillon diçka të pavërtetë në stilin e politikës ballkanike, sidomos serbe.

Ndërkohë unë besoj se Riçard Grenell inatin e ka me presidentin amerikan. Ka pritur shumë prej tij. Ka pritur të bëhej sekretar Shteti apo Drejtor i CIA-s, këtë e di vetëm ai. Duket i zhgënjyer jo me konfirmimin e deklaratës së Trump nga presidentja Osmani, por me deklaratën e shefit të tij në Shtëpimë e Bardhë. Por ai mesa duket “nuk ka çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”! Nuk guxon të flasë hapur se nuk e pranon deklaratën e Donald Trump dhe i kthehet Vjosa Osmanit”.

Gjithashtu, profesori ky reagim i Grenellit potencon se erdhi për shkak të disa “hesapeve” të vjetra me Osmanin dhe që nuk e duron faktin se ajo tash është në vend të Thaçit.

“Së dyti, duket qartë se Grenell ka hesape të vjetra me Vjosa Osmanin. Ai, “si dashnor” i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe klanit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk e duron dot faktin që Vjosa Osmani është tashmë në vend të Thaçit si kryetare e shtetit. Shënimi i tij ka mllef, inat, sherr, intrigë, djallëzi, gjithçka të ligë dhe aspak sinqeritet dhe të vërtetë. Kjo do të thotë se jo vetëm në Ballkanin tonë të vogël ka ligësi dhe njerëz të liq, por këta e gjejnë njeri-tjetrin edhe përtej Oqeanit Atlantik. Janë një tipologji që nuk njeh shtete, rajone e kontinente. Thjesht janë e njëjta mendësi. As Aleksandër Vuçiq nuk ka shpreh kaq shumë zjarmi ligësie e inati, sa kjo deklarata e Riçard Grenell”, nënvizoi Bytyçi.

Tutje, ai ritheksoi faktin se Osmani vetëm ka pohuar atë çka ka deklaruar Trump dhe nuk ka të bëj me shpifjet që po i bën Grenelli ndaj të parës së shtetit.

“Së treti, Riçard Grenell ka manipuluar vetë në deklarimin e sipërcituar. Sepse zonja Osmani nuk ka thënë se presidenti Trump e parandaloi një lloj sulmi ushtarak të Serbisë kundër Kosovës në vitin 2020, kur u nënshkrua marrëveshja midis tij dhe dy liderëve të Serbisë e të Kosovës, veç e veç. Thjesht ajo ka pohuar se ajo që thotë zoti Trump është një e vërtetë e padiskutueshme. Natyrisht që ajo ka informacionet e saj të sakta nga shërbime të caktuara të Kosovës dhe vendeve mike të Kosovës. Unë e kam shprehur një mendim për këtë dhe kam thënë se parandalimi i një sulmi serb kundër Kosovës duhet të ketë ndodhur në kohën e ndërrimit të pushteteve në Shtëpinë e Bardhë, pra në vjeshtën ose dimrin e kaluar. Dhe është logjike që kjo të ketë ndodhur në këtë periudhë.

Grenell thotë se zonja Osmani e paska pasë fjalën për kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së fillim-shtatorit të vitit 2020. Një shpifje e pskrupullt. Ose një përpjekje për ta rikthyer vëmendjen te “kontributi i tij me atë marrëveshje”! Ose ka dashur t’i kujtojë zotit Trump se “jam unë, Grenelli, që ju kam krijuar mundësitë të propozoheni për Çmimin Nobel për Paqe”!”, shtjelloi profesori.

Ndër të tjera, përmendi edhe raportet e Grenellit me Vuçiq dhe disa borxhe të papërfunduara.

“Së katërti, ndoshta Grenell ka shumë borxhe për të larë te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ndoshta është nën ndonjë presion korrupsioni të llojeve të ndryshme. Sepse shoh që me këtë deklaratë ai dëshiron të marrë në mbrojtje Serbinë e të thotë se nuk ka ekzistuar diçka e tillë, që Serbia të sulmonte Kosovën. Pra, mesa duket dëshiron të qetësojë Beogradin. T’u thotë liderëve serbë, se po vazhdon të lobojë për ta. Se deklarate e Donald Trump nuk është fundi i botës për Serbinë dhe për serbët. Të gjitha këto o ka pasë në mendje zoti Grenell kur sulmoi kësisoj, si bandit, presidenten e nderuar të Kosovës!”, përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat