Alarmon eksperti i sigurisë: Ka rrezik real për përshkallëzim të tensioneve, nëse nuk veprohet tani mund të...

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Ka rrezik real për përshkallëzim të tensioneve, nëse nuk veprohet tani mund të...

Nga: M.L. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 10:03
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Ditë më parë, Policia e Kosovës arrestoi ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq

Popoviq u ndalua më 18 korrik në Kosovë pasi gjatë një fjalimi në Hoqë të Madhe, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si "organizatë terroriste" dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Pas këtij fjalimi në Rahovec Popoviq u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak dhe u dërgua në mbajtje policore. Ndërsa më 21 korrik atij iu caktua masa e paraburgimit për 1 muaj.

Ky zhvillim ngjalli reagime të ashpra nga ana e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili madje kërcënoi për “pasoja të paparashikueshme”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti që i konsideroi si kërcënuese deklaratat e Vuçiqit.

Përplasjet në distancë mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviç, pasqyrojnë tensionet e vazhdueshme ndërmjet dy vendeve, që ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Fidair Berisha, i cili në një prononcim për gazetën “Botra sot” thekson se situata aktuale përbën rrezik real për përshkallëzim të tensioneve në rajon.

“Përplasjet e fundit nё mes Kryeministrit tё Kosovёs z.Kurti dhe Presidentit tё Serbisё z.Vuqiq janё vazhdimёsi e papajtueshmёrisё nё mes burrshtasve tё dy vendeve . Vёrehet qartё se tash e 25 vite se Kosova dhe Serbia pёrkundёr negociatava shumё vjeqare dhe pёrkundёr presionit nga faktori ndёrkombёtar ende ska diqka konkrete drejt finalizimit tё marrveshjes e cila do tu hapte rrugё dy shteteve pёr zhvillim dhe anёtarёsim nё instancat e rёndёsishme ndёrkombёtare”, thotë Berisha.

Image
Fidair Berisha

Eksperti Berisha vlerëson se reagimi i Vuçiqit është pjesë e një strategjie të njohur për krijimin e krizave të kontrolluara, që i shërbejnë pushtetit të tij.

Berisha e cilëson Vuçiqin si një politikan populist, që përmes kërcënimeve të vazhdueshme përpiqet të paraqesë Kosovën si një shtet të pasigurt dhe shkelës të të drejtave të minoriteteve.

“Daklarimet dhe reagimet e Presidentit Vuçiq ndaj kryeministrit tё Kosovёs z.Kurti me rastin e arrestimit tё zyrtarit serb Igor Popoviq, ёshtё dёshmia e radhёs se Vuçiq mund tё qёndroj nё pushtet vetёm nёpёrmjet krizave tё krijuara konkretisht nё republikën e Kosovës. Autoritetet e sigurisё nё Kosovë duke u bazuar nё ligj dhe me arsye tё plotё kanё arrestuar z.Popoviq ,pёr ҫka e din mirё edhe Vuqiq,mirёpo ai ёshtё i njohur pёr manipulim tё fakteve dhe situatat e tilla ai i shfrytёzon pёr konsum tё brendshëm politik e qё si duket fatkeqёsisht te njё pjesё e madhe e pёrkrahsёve tё tij ka pёrkrahje edhe me tej. Thёnё mё thjesht Vuçiq nё vazhdimësi deklarohet me populizёm ku target kryesor ka Republikёn e Kosovёs, njёherit ai vazhdon me kёrcёnime nga mё tё ndryshme mё qёllim tё vetёm pёr tё qёndruar nё pushtet nё mёnyrё qё ti shkaktoj sa mё shumё dёme tё mbrendshme Kosovёs dhe krahas kёsaj edhe nё rrafshin ndёrkombёtar duke e paraqitur Kosovёn si shtet tё pasigurt dhe shkelёs i tё drejtave tё minoriteteve”, potencon ai.

Nga ana tjetër, ai i jep të drejtë kryeministrit Kurti për qëndrimin ndaj deklaratave të Popoviçit, duke i quajtur ato si “fakte të pamohueshme”.

“Ndërsa deklarimet e Kryeministrit Kurti nё lidhje me deklaratat e z.Popovic , rrjedhimisht janё fakte tё pamohueshme sepse nxitja e urrejtjes me qёllim tё pёrshkallzimit tё konfliktit sigurisht qё kanё tё bёjnё me politikёn e Beogradit. Pёr fund mund tё them se ёshtё imediate vazhdimi i dialogut dhe arritja e njё marreveshje politike pёrfundimtare me garancion nga SHBA-tё ,sepse nëse kështu vazhdohet atëherë mendoj se jemi duke rrёshqitur drejt pёrshkallzimit tё situatёs sё sigurisë”, përfundoi Berisha.

Ndryshe, dje BE-ja, nëpërmjet zëdhënësit të Komisionit Evropian në pyetjet që janë parashtruar për këtë rast, ka bërë thirrje që të evitohen deklaratat dhe veprimet që shkojnë kundër normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat