Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se zhvillimet politike në nivel qendror nuk kanë ndikuar në funksionimin dhe qeverisjen e komunës që ai udhëheq.
“Ne kemi punuar në çdo rrethanë, pavarësisht sfidave politike në nivel qendror. Nuk kemi ndjerë asnjë lloj krize që do të na pengonte, sepse kemi pasur një mbështetje të fuqishme nga niveli qendror,” u shpreh Bulliqi.
Ai shtoi se një mbështetje e tillë nuk ka qenë vetëm për Podujevën, por edhe për komunat tjera në gjithë Kosovën.
“Kemi punuar shumë dhe pa ndalur në realizimin e objektivave tona, pavarësisht zhvillimeve politike në nivel qendror,” theksoi më tej kryetari i Podujevës.