Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizim. Kështu ka deklaruar kyreministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, ai ka shtuar se Kosova po punon për thellimin e partneriteteve me aleatët demokratikë.
“Ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”, ka deklaruar Kurti.
Lidhur me këtë çështje, profesori Eshref Ymeri, në një prononcim për “Bota sot” ka ngritur alarmin për situatën e cila po mbizotrëon në vend.
Ai akuzon forcat e brendshme politike për bashkëpunim të fshehtë me Serbinë, duke krijuar tensione që dëmtojnë unitetin kombëtar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
"Së-pari, situata e tanishme në Republikën e Dardanisë dëshmon më së miri se autorët e krijimit të tensioneve të brendshme politike i kanë të bashkërenduara synimet e tyre antikombëtare me Serbinë fashiste. Këto tensione kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë për keq në opinionin ndërkombëtar, të cilit, vetëvetiu, i lind pyetja: vallë a ekziston apo jo shteti funksional në Republikën e Dardanisë?
Për fat të keq, duhet pranuar se ka më shumë se pesë muaj që një shtet i tillë nuk ekziston. Atëherë ç’është ky shtet jofunksional?
Ky është një shtet, i cili manifeston aspekte destruktive të funksionimit të vet, të cilat pengojnë arritjen e objektivave shoqërisht të rëndësishme dhe shprehjen e vlerave sociale. Ky është një shtet që funksionon me të meta të theksuara, në të cilin anashkalohen interesat e publikut të gjerë.
Së-dyti, mosmarrëveshjet dhe tensionet e brendshme politike ndikojnë domosdo negativisht në funksionimin e duhur të institucioneve të sigurisë. Ky ndikim negativ është rrjedhojë e përçarjes së brendshme politike, me pasoja shumë të rënda në dobësimin e unitetit kombëtar para një armiku të egër, siç është Serbia fashiste.
Së-treti, nëse do të vazhdojë përkeqësimi i tensioneve të brendshme politike, pasojat do të jenë katastrofike, sepse kush mund të na sigurojë se nuk do të shpërthejë një luftë e përgjakshme vëllavrasëse, si ajo që pati shpërthyer në vitin 1997 në Shqipërinë Londineze, e cila qe bërë gazi i botës në sytë e opinionit ndërkombëtar? Kush mund të na sigurojë se nuk është opozita tradhtare thaçiste ajo, e cila bashkëpunon fshehurazi me Serbinë fashiste pikërisht për shpërthimin e një lufte vëllavrasëse, me qëllim që kjo Serbi kriminale të justifikojë para opinionit ndërkombëtar ndërhyrjen e vet ushtarake për “mbrojtjen” e minoritetit serb në Republikën e Dardanisë? A nuk ishte shovinizmi grekokaragjoz ai, i cili, duke shfrytëzuar ato ngjarje të vitit 1997, kur luftën vëllavrasëse në Shqëpëri, me pretendimin për “mbrojtjen” e minoritetit grek, deshi ta shfrytëzonte për pushtimin e Shqipërisë së Jugut? Dhe mund ta kishte pushtuar fare lehtë, sepse asokohe në Shqipëri nuk akzistonte as armatim, as ushtri, gjithçka ishte shkatërruar. Por, fatmirësisht, ishte një Kryezonjë e politikës turke, Tansu Çiller, asokohe kryeministre e Turqisë, e cila pati garantuar drejtpërdrejt ruajtjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1997. Atë vit trazirash, kur Greqia tentoi të “pushtonte” jugun e Shqipërisë, Kryeministrja Tansu Çiller i dha ultimatum Greqisë, se “nëse brenda 24 orëve nuk tërhiqen trupat greke, atëherë do t’ju pushtojmë brenda një ore, për një orë shkrumbohet Athina, kush prek Shqipërinë, ka prekur dhe Turqinë”, - kështu i tha presidentit grek të asaj kohe. Pas asaj deklarate kërcënuese, Athina u tërhoq me bisht ndër shalë dhe në shtypin shqiptar Zonja Tansu Çiller u quajt “Zonja e çeliktë” ose “Zonja e hekurt””, ka deklaruar ai për “Bota sot”
Gjithashtu, Ymeri ngritur alarmin për një sulm të mundshëm të Serbisë.Më tej, ai ka cituar profesorin e së drejtës ndërkombëtare Daniel Tyrer dhe politologun Ulrih Shneker, të cilët përshkruajnë karakteristikat e një shteti jofunksional si të paaftë për të qeverisur.
“Në rastin e një sulmi në shkallë të gjerë nga ana e Serbisë fashiste, kush mundo t’i dalë në mbrojtje Republikës së Dardanisë, përveç forcave të saj të armatosura? Shqipëria është e vdekur dhe e pakallur. Aq më tepër që ka në krye të vendit një tradhtar me damkë, si kryeministri Rama. Po a ka
Profesori i së drejtës ndërkombëtare i Universitetit të Zyrihut, Daniel Tyrer, duke analizuar aspektet e ndryshme juridike, ka nxjerrë në pah shembuj të shumtë historikë, që gjasojnë me shtete jofunsionale, të cilat, në këndvështrimin e tij, janë rezultat i shpërbërjes së strukturave dhe të institucioneve shtetërore dhe shoqërohen me forma anarkizmi të dhunës së brendshme.
Për thelbin e shtetit jofunksional është shprehur edhe politologu gjerman Ulrih Shneker, i cili ka pasë përdorur shprehjen “organizim shtetëror i paqëndrueshëm”, për të karakterizuar një vend, strukturat shtetërore të të cilit e kanë humbur ose nuk e kanë fituar aftësinë e qeverisjes në sferat kryesore të jetës së vendit.
Platoni ka thënë: Vlerat e një shteti varen nga vlerat e njerëzve, prandaj politika ka për detyrë t’i edukojë ata dhe të ketë parasysh kërkesat e tyre”, ka vlerësuar Ymeri.