Avokati Jashari flet për çështjen e Listës Serbe: Kuvendin vetëm Gjykata Kushtetuese mund të nxjerrë nga kjo paqartësi

Politika

Avokati Jashari flet për çështjen e Listës Serbe: Kuvendin vetëm Gjykata Kushtetuese mund të nxjerrë nga kjo paqartësi

Nga: A.SH Më: 30 gusht 2025 Në ora: 16:55
Arbër Jashari

Lista Serbe ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës një çështje lidhur me zgjedhjen e Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të partisë, kjo veprim ka të bëjë me dyshimet për shkelje të procedurave kushtetuese gjatë procesit të zgjedhjes, duke kërkuar që Gjykata të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të fundit të Kuvendit.

Avokati Arbër Jashari, në një prononcim prë “Bota sot”, thotë se se Lista Serbe ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet juridike për qëllimet e saj politike.

Ai shtoi se çështja ka krijuar paqartësi juridike që vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta zgjidhë, dhe se ky veprim nuk pritet të ndikojë në marrëdhëniet me Serbinë.

“Lista Serbe, sikur edhe subjektet tjera politike, ka të drejtë qe t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe mekanizmat ligjor, në drejtim të arritjes së qëllimeve të veta politike, të ligjshme.

Natyrisht Kuvendi i Kosovës, ka hyrë në rrugën e një paqartësie të re juridke, nga e cila mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Sa i përket raporteve me Serbinë, konsideroj ky veprim, nuk do ketë ndonjë impakt.

Më keq se kaq, nuk besoj qe do të bëhen”, u shpreh ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat