Çfarë pritet nga zgjedhjet lokale në 19 nëntor?/ Shabani për “Bota sot”: Garat më të forta në komunat shqiptare në Maqedoni

Politika

Çfarë pritet nga zgjedhjet lokale në 19 nëntor?/ Shabani për “Bota sot”: Garat më të forta në komunat shqiptare në Maqedoni

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2025 Në ora: 20:01
Foto e publikuar gjatë periudhës së fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t`i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, më 19 tetor, për zgjedhjet lokale që do të përcaktojnë drejtimin e komunave për mandatin 2025-2029.

 Zgjedhjet kanë ngjallur interes të madh, veçanërisht në bllokun politik shqiptar, ku garat në disa komuna kyçe janë bërë qendra e vëmendjes mediatike dhe publike.

Në një prononcim, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, në një prononcim për “Bota sot”, ka ndarë vlerësimet e tij për ecurinë e fushatës.

Ai ka thënë se këto zgjedhje kanë tërhequr më shumë vëmendje se herët e kaluara, veçanërisht në bllokun politik shqiptar.

“Po, dita e diel është dita ku do realizohet procesi i zgjedhjeve lokale për vitin 2025-2029 në Maqedoninë e Veriut, të cilat zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen më shumë se herat e kaluara.Sa i përket bllokut politik shqiptar dhe gara që realizohet mes tyre, fokusi është në Komunën e Çairit ku dy figura eminente dhe me përvojë të gjatë në skenën politike po garojnë për të parin e Çairit – Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga AKI”, ka thënë ai.

Image
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani

Gjithashtu, Shabani ka theksuar se se fushata ka qenë e “nxehtë”, me akuza të ndërsjella për gabime dhe dështime, por gjithashtu me premtime për rindërtim dhe zhvillim.

 “Në përgjithësi fushata ka qenë e "nxehtë" duke akuzuar njëri-tjetrin për gabimet dhe dështimet që pretendojnë dhe argumentojnë, duke ofruar plan për rindërtim dhe zhvillim të komunës, e që më e rëndësishmja për qytetarin është zgjidhja e problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohet (parkingu, rrugë të paasfaltuara, degradimi i arsimit, mungesa e çerdheve dhe hapësirave të gjelbërta etj), sesa konfrontimi mes kandidatëve”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka deklaruar se rezultati final do të dihet vetëm pas mbrëmjes së 19 tetorit, kur vota e qytetarit do të përcaktojë përfundimisht kush do të udhëheqë në secilën komunë.

“Sa u përket sondazheve lokale tregojnë se Izet Mexhiti paraprinë në Komunën e Çairit, Bilall Kasami në Tetovë, Valbon Limani në Gostivar, Mendi Qyra në Strugë, mirëpo rezultati final do jetë pas mbrëmjes së 19 tetorit kur vota e qytetarit do ta definojë se kush do prijë me komunat në të cilat jetojnë”, ka përfunduar Shabani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat