Kurti rikandidon për kryeministër, Kapiti del në mbështetje të tij, vlerëson fokusin në luftën kundër korrupsionit

Politika

Kurti rikandidon për kryeministër, Kapiti del në mbështetje të tij, vlerëson fokusin në luftën kundër korrupsionit

Nga: A.M. Më: 9 maj 2026 Në ora: 18:10
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, pas nominimit të tij si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se përmbushja e misionit politik të Lëvizjes Vetëvendosje përbën një detyrim historik ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Është një detyrim historik ky që kam ndaj jush, është një detyrim që ne e kemi ndaj gjithë kombit shqiptar dhe ndaj Republikës sonë. Këtë detyrë do ta përmbushim e s’na ndal dot askush, sepse sytë, veshët, mendjen, zemrën i kemi të përqendruar te qëllimi ynë më sublim: përparimi i kombit tonë. Pa mbështetjen tuaj të qëndrueshme dhe masive nga çdo fshat e nga çdo qytet, nga çdo lagje e nga çdo familje, nga brenda vendit e nga diaspora, ne nuk do të mundeshim t’i kapërcenim vështirësitë e mëdha shoqërore e historike të cilat na janë shfaqur në të shkuarën tonë. Por me ndihmën tuaj, me bashkëpunim, me bashkëveprim të sinqertë me të gjithë ju, me sakrificë e me punë pa u dorëzuar asnjëherë, jam i sigurt se ne do të tejkalojmë çdo pengesë e çdo sfidë”, tha ai.

Në këtë situatë politike, publicisti Skënder Kapiti ka dalë në mbështetje të Kurtit, duke vlerësuar figurën dhe qasjen e tij në qeverisje.

Sipas Kapitit, Kurti dallon nga qeverisjet e mëparshme pasi nuk është i përfshirë në korrupsion apo keqpërdorim të pushtetit.

Image
Skënder Kapiti

“Kurti erdhi në krye të shtetit sepse ai ka guxuar, ka mësuar e studiuar nga sakrificat e brezave; nga gabimet e të tjerëve;ka mësuar e trashëguar nga trashëgimia e vyer kombëtare dhe ajo e civilizimit botëror.

Ka kulturë, maturi, urtësi,tolerancë dhe ndershmëri; ka guxim për t’u përballë.

Gjëndja më e keqe ku bie shteti vjen atëhere kur ai qeverisat nga injoranca,të korruptuarit, dhe nga hajnija e pandershmëria. Këto nuk i ka Kurti”, vlerëson ai.

Ai theksoi se Kurti nuk frikësohet nga kritikat apo akuzat politike dhe se, sipas tij, po e çliron shtetin dhe demokracinë nga mashtruesit dhe keqpërdoruesit e besimit të qytetarëve.

“Albini shqetësohet për drejtësinë, për zbatimin e saj ,dhe për pastërtinë morale dhe jo për përfitime personale duke shfrytëzuar shtetin dhe mashtruar publikun.

Albini nuk shqetësohet dhe as nuk frikësohet nga armiqt e shqiptarëve dhe as nga kritikat pa argumente, as nga shpifjet dhe as nga  akuzat e sajuara.Kurti dhe sinqeriteti i tij po e clirojnë shtetin dhe demokracinë nga mashtruesit që e kanë sunduar dhe keqpërdorur besimin e popullit”, cilësoi Kapiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat