Publicisti shqiptar Mialim Nela ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i kësaj partie.
Në një prononcim për “Bota sot”, Nela ka kritikuar ashpër figurën e Spiropalit, duke thënë se ajo nuk duhet të shihet as si një rebele politike dhe as si viktimë e përjashtimit nga partia.
Sipas tij, debati publik rreth këtij zhvillimi është i ekzagjeruar, ndërsa Spiropali, sipas vlerësimit të tij, ka ndërtuar karrierën politike përmes lidhjeve dhe qëndrimeve të saj ndaj opozitës.
Nela ka pretenduar gjithashtu se Spiropali ka përfituar nga mbështetja e Fondacionit Soros në fillimet e karrierës së saj dhe ka rikujtuar akuzat që, sipas tij, janë ngritur ndaj saj gjatë kohës kur drejtonte një prej dikastereve shtetërore.
“Shumë zhurmë po bëhet këto ditë për rebelimin e Elisa Spiropalit dhe 'përjashtimin' e saj nga partia e Miladinit!
Janë mbushur banaqet çdo natë disa duke e heroizuar e disa duke e akuzuar për tradhëti të nënës Parti!
Në realitet, nuk është asnjëra e as tjetra!
Le ta themi që në krye të herës që Elisa Spiropali përfaqëson pjesën më kriminale të asaj që quhet parti socialiste!
Elisa ka ardhur në këtë parti dhe ka bërë karriere pa patur një zanat apo profesion të mirëfilltë. Ajo erdhi si investim i Fondacionit Soros fillimisht tek MJAFTI famëkeq dhe u bë drejtoreshë e një prej dikastereve më të rëndesishme pa firmosur asnjë ditë në bordero, post ku zonja u akuzua për vjedhjen e 5 milionë eurove.
Elisa Spiropali ka bërë karrierë duke luajtur rolin e katjushkës kundër opozitës shumë shpesh duke zëvendësuar bosin e saj të cilin ajo e quajti Skenderbe e me këtë thënie u bë meme e rrjeteve sociale.
Një grua e re që përfaqësonte brezin e ri dhe medemek të edukuar ka përdorur jo pak here një fjalor tejet fyes, të vrazhdë, rrugaçëror e aspak politik ndaj opozitës e liderit të saj gjë që nuk e ka bërë shumica dërmuese e kolegeve të sektit”, tha ai.
Nela, ka vijuar kritikat e ashpra ndaj Elisa Spiropalit, duke e akuzuar për mungesë formimi politik dhe patriotizmi.
Ai ka kundërshtuar pretendimet e Spiropalit për identitetin e saj politik, duke thënë se ajo nuk përfaqëson as socializmin dhe as progresizmin.
Ai ka kritikuar gjithashtu emërimin e saj në postet e kryetares së Kuvendit dhe ministres së Jashtme, ndërsa Partinë Socialiste e ka akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe për shërbim ndaj interesave të Serbisë
Në fund, Nela i ka bërë thirrje Spiropalit dhe përfaqësuesve të PS-së që, sipas tij, të flasin hapur për zhvillimet brenda partisë.
“Elisa Spiropali e quan veten patriote, progresiste, socialiste!
Jo Elisa! Ti nuk je as socialiste, as progresiste as komuniste se patriote jo e jo!
Ti je thjesht një 'MJAFTISTE' injorante në formim e në politikë
Partia në të cilën ti u ngjite nuk i ka rrënjët tek levizja majtiste e Fan Nolit siç e the - Elisë - por tek krijuesit Serbë Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi e nga ajo ditë e deri sot kjo parti i shërben Beogradit e Serbisë e aspak Shqipërisë.
Aq sa Don Kishoti është personazh i letërsisë shqipe (gjë që e ke thënë në një studio televizive) aq ka lidhje partia jote me tre emra, me Fan Nolin dhe të majtën e tij. Për rrjedhojë ti nuk ke lidhje me patriotizmin, Elisë!
Personazhet e sektit pjesë e të cilit je ti Elise janë e kundërta e patriotit!
Emërimi yt Kryetare e Parlamentit dhe me pas Ministre e Jashtme ka qenë një fyerje e madhe për ne shqiptarët, Elisë!
Dhe në ato poste ti u vendose nga poturexhiu që ato poste të nderuara të shtetit të përçudnohen!
Ti u caktove në ato detyra që Shqipëria të duket qesharake dhe shtet hajgare, Elisë!
Ti nuk je brumë për ato poste, Elisë e ti e di këtë shumë mirë!
Ti nuk e ke haberin çdo të thotë të përfaqësosh vendin në ato nivele, Elisë! Sepse po ta kishe ti nuk do të ndërroje 3 herë kostumet për 3 orë në një vend në luftë! Titulli Shën Ollga ti e di se tu dha me porosi të sponsorave që të mbajnë në politikë, Elisë!
Çfarë kontributi ke ti për Ukrainën Elisë?
U mundove të justifikosh votën për reformën territoriale! Nuk binde askënd me këtë arësyetim, Elisë! Asnjë zero! Prandaj herë tjetër përpiqu të jesh e sinqertë se atë argument nuk e beson as bufi!
Elisë!
Ti ashtu si shumica e banditëve në kuvend jeni produkt dhe investim i krimit të organizuar se në kushte normale ti nuk do të kishe asnjë gjasë të ishe pjesë e parlamentit shqiptar!
Partia tëndë nuk ka asnjë element politik Elise. Ju, nga i pari tek i fundit jeni anëtarë të Organizatës Kriminale që e quan veten parti socialiste. Këtë nuk e them unë por ish zëvendësi i "Skënderbeut" tënd!
Ju jeni pa shtyllë kurrizore, Elisë!
Të gjithë jeni zvarranikë sepse asnjë prej jush nuk guxon të thotë të vërtetën e hidhur, të vërtetën që sekti juaj po zhbën e zhduk Shqipërinë!
Filloni e thoni të vërtetën e pastaj mbase do fitosh ndonjë fije simpatie!” – përfundoi ai.