Rinovohet salla sportive në shkollën 'Zenel Hajdini' në kryeqytet

Prishtina

Rinovohet salla sportive në shkollën 'Zenel Hajdini' në kryeqytet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:17
Salla sportive në shkollën 'Zenel Hajdini' në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në shkollën e mesme të ulët “Zenel Hajdini”, kanë përfunduar renovimet e sallës së edukatës fizike dhe pjesëve përcjellëse të saj (zhveshtoret).

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tregoi që është shtuar një aneks i ri ku shfrytëzohet si sallë e ping pongut.

Renovimi i klasave dhe rregullimi i ngrohjes qendrore gjithashtu kanë përfunduar me sukses.

“Drejtoresha për arsim, Shpresa Shala, vizitoi dhe inspektoi punimet e shkollës ku tashmë me këtë renovim shkolla ka marrë një pamje tjetër dhe atmosferë pozitive për nxënësit tanë”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat