Jepet tenderi për ndërtimin e Tregut të Ulpianës/ Si duket ai sot, dhe si do të ndërtohet i riu

Prishtina

Jepet tenderi për ndërtimin e Tregut të Ulpianës/ Si duket ai sot, dhe si do të ndërtohet i riu

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:16
Tregu i Ulpianës

Është shpallur fitues i kompanisë e cila do ta ndërtojë Tregun e Ulpianës. Para rreth dy viteve ishte shpallur fitues projekti dizajnues, ndërsa tani është shpallur fitues edhe kompania e cila do të fillojë punën e projektit i cili do të kushtojë rreth 4.4 milionë euro.

Vlera e tenderit të këtij projekti ishte vlerësuar 5 milionë e 524 mijë euro, por kompania e cila është shpallur fituese ka ofertuar me çmim më të ulët për më shumë se 1 milion euro.

Grupi i operatorëve ekonomikë, ose konzorciumi i kompanive, që ka fituar këtë tender me vlerë 4,382,782.86 euro është “Rexha Sh.p.k.; Arhiko .ING O.P.; NPN EUROING SH.P.K”.

Ndërsa, projekti arkitekturor i cili ishte shpallur fitues në mesin e vitit 2019, është punuar nga kompania “Alfa Product dhe Lutolli Architects”.

Kushdo që ka vizituar tregun e Ulpianës e di se gjendja është aspak e mirë dhe qe 20 vjet pasluftës nuk është bërë asnjë investim dhe pastërtia fare nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat