Gati 50% e qytetarëve të Prishtinës janë infektuar me COVID-19

Prishtina

Gati 50% e qytetarëve të Prishtinës janë infektuar me COVID-19

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:59
Prishtina

Komuna e Prishtinës ka prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë se nga hulumtimet që kanë bërë ka rezultuar se rreth 47 për qind e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të infektuar me COVID-19.

“Faktet kryesore të cilat janë për qytetarët është se rreth 47 për qind e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë dal pozitiv me COVID. 48 për qind e punëtorëve shëndetësorë janë pozitiv ose me test serelogjik ose me PCR. 17 për qind janë serologjik pozitiv ndërsa rreth 39 për qind pozitiv me test PCR. Nga punëtorët tonë në QKMF, pak mjek ka pasur që nuk kanë qenë të infektuar”, ka thënë ai.

Ahmeti ka treguar se rreth 21 për qind e punëtorëve komunal kanë rezultuar pozitiv në testin serologjik.

Ndërsa, në uljen e rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë, Ahmeti ka thënë se infektimi i një numri të madh të qytetarëve të Prishtinës ka bërë që numri i rasteve të reja tani të jetë më i ulët.

Përndryshe, ai e ka parë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve kundër këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat