Shpallet lista e përfituesve të subvencioneve për projektet kulturore

Prishtina

Shpallet lista e përfituesve të subvencioneve për projektet kulturore

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:58
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve për projektet kulturore.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Prishtinës në faqen e tyre zyrtare në Facebook bëhet e ditur se në thirrjen e hapur për subvencione për projekte të ndryshme kulturore për vitin 2021, në Drejtorinë e Kulturës, kanë aplikuar gjithsej 338 projekte.

Sipas tij, komisioni tashmë ka vendosur për përkrahjen e 158 prej tyre në një vlerë totale prej 413,444.00 €.

“Këto subvencione janë vazhdimësi e përpjekjeve tona që të mbështesim komunitetin artistik, sidomos tani pas dëmeve që ka shkaktuar në punën e tyre pandemia me COVID – 19. Ne falënderojmë të gjithë aplikantët ndërsa inkurajojmë të gjithë ata/ato që kanë ankesa të drejtoren tek zyra për shërbim qytetar në sportelin Nr. 5 deri më datën 9 korrik 2021”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat