Ky është qyteti me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina

Ky është qyteti me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Është rritur ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 58 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili në 24 orët e fundit ka shkuar në 250.

Kjo ka bërë që Prishtina të ndërrojë renditjen në listën e qyteteve të Kosovës me më së shumti raste aktive.

Tashmë kryeqyteti po prin me 51 raste aktive me COVID-19, derisa qyteti i dytë është Ferizaj me 45 dhe i treti, Gjilani me 31 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat