Këshilli i Prindërve kërkon shtyrjen e fillimit të mësimit

Prishtina

Këshilli i Prindërve kërkon shtyrjen e fillimit të mësimit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës është raportuar për shtyrjen e fillimit të mësimit i cili është pritur të nis me datën 1 shtator.

Për këtë arsye Këshilli i Prindërve në Komunën e Prishtinës kanë kërkuar që të shtyhet fillimi i vitit shkollor.

”Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen’’, thuhet në reagimin e Këshillit.

Ata po kërkojnë që nëse gjendja nuk përmirësohet mësimi të shtyhet për 1 javë.

‘’Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi’’, thonë nga Këshilli i Prindërve në Komunën e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat