Uran Ismaili: Kam marrë mbështetje për të hyrë në balotazh

Prishtina

Uran Ismaili: Kam marrë mbështetje për të hyrë në balotazh

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:48
Uran Ismaili

Sonte janë prezantuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Prishtinë parashihet të ketë balotazh, ku në garë prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia me mbi 46 përqind i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama me mbi 25 përqind.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, duke komentuar këto sondazhe, ka thënë që sipas tij, është demode që të influencohet opinioni publik në bazë të sondazheve.

“E pamë edhe debatin mbrëmë dhe u pa qartë se në atë se kujt mund t’i besojnë qytetarët e Prishtinës – qoftë në bazë të programit ose njohurisë së problemeve të Prishtinës”.

Tutje Ismaili ka theksuar që në bazë të disa sondazheve të tjera të realizuara nga ta, ai pritet të shkojë në balotazh së bashku me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.

“Sondazhet tona që janë realizuar nga kompani me renome në Prishtinë na poziconojnë të dytët mbi margjinën e gabimit. Mbi 3 për qind nga të tretët. Jam mjaft komod pasi fushata e ka bo të veten në kuptimin që kam marrë mbështetjen qytetare për të hyrë në balotazh dhe për të qenë i dyti”, ka thënë Ismaili.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat