Ismaili: Më kanë ftuar me bujtë edhe votues të partive tjera

Prishtina

Ismaili: Më kanë ftuar me bujtë edhe votues të partive tjera

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:21
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për Prishtinën Uran Ismaili ka deklaruar se gjatë fushatës së tij me të bujtme nëpër në lagje të ndryshme të kryeqytetit e kanë ftuar edhe persona që kanë votuar parti të tjera.

Ai tha se qytetari i Prishtinës e sheh kryetarin si një udhëheqës që i përgjigjet, prandaj edhe e votojnë atë dhe jo partinë siç ndodh, sipas tij, në zgjedhje nacionale.

“Kam hy në shtëpi dhe njeriu më ka prit te dera edhe më ka thënë unë nuk kam votu kurrë për partinë tuaj por ty të kam ftuar, edhe unë e kam largu nga video sepse nuk kam desht me e vendosë në pozicione të tilla”, tha Ismaili.

Ai thotë se dëshira e tij ka qenë që përmes kësaj fushate  t’i tregojë qytetarit të Prishtinës që ai kujdeset për të gjithë.

“Ata të cilat më kanë ftuar, njerëzit që më janë bashkëngjitë në rregullimin e lagjeve, të të gjitha partive, kanë kërkuar dhe kanë intervenuar në planin tim që ai plan të jetë i të gjithë qytetarëve të Prishtinës, prandaj edhe më ka inspiruar me dalë me Prishtina na bashkon“.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat