Votojnë qytetarët e parë në “Faik Konica”, Oruqi thotë se janë bërë gjitha përgatitjet

Prishtina

Votojnë qytetarët e parë në “Faik Konica”, Oruqi thotë se janë bërë gjitha përgatitjet

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:41
Është hapur qendra e votimit 1903e në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë

(E plotësuar) - Është hapur qendra e votimit 1903e në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, ku tashmë kanë votuar qytetarët e parë. Ata urojnë që për kryeqytetin të vijnë ditë më të mira.

Menaxherja e kësaj qendre, Jehona Oruqi ka bërë te ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se janë përgatitur me te gjithë materialin e nevojshëm.

Ajo tha po ashtu se në këtë qendër të drejtë vote në këtë qendër të votimit kanë 7 mijë e 411 qytetarë.

Oruqi: Çdo gjë ka filluar në orën 7

“Çdo gjë ka filluar në orën 7 në mëngjes, kur kemi pasur edhe votuesit e parë. Qendra jonë i ka 7 mijë e 411 votues dhe i ka 9 vendvotime... Që nga dje kanë filluar të gjitha përgatitjet, qendra është përgatitur, të gjitha vendvotimet janë pajisur me të gjitha materialet”, tha ajo.

E qytetarët e parë që kishin dalë për të votuar thanë se është e rëndësishme që secili të ushtrojë këtë të drejtë kushtetuese.

Kështu një nga votuesit e kësaj qendre, Gani Arifi tha se nga zgjedhjet e sotme pret më shumë se nga ato në të kaluarën.

Arifi: Presim diçka më mirë nga këto zgjedhje

“Presim diçka më mirë se në të kaluarën. Po shpresojmë... Është shumë e rëndësishme nëse del e gjithë popullata, e kemi obligim qytetar”, tha ai.

Në shkollën “Faik Konica” votoi edhe qytetarja Erblina Brahimi, e cila shprehet optimiste për të ardhmen.

Brahimi: Uroj të bëhet më mirë

“Inshalla fiton më i miri dhe bëhet më mirë”, tha ajo.

Në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Ndërsa këto janë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta në Kosovë.

***

Është hapur qendra e votimit 1903e në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, ku tashmë kanë votuar qytetarët e parë.

Menaxherja e kësaj qendre, Jehona Oruqi ka bërë te ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se janë përgatitur me te gjithë materialin e nevojshëm.

Ajo tha poashtu se në këtë qendër të drejtë vote në këtë qendër të votimit kanë 7 mijë e 411 qytetarë.

"Qendra është hapur në orën 7 në mëngjes, vetëm se kemi pasur votuesit e parë. Qendra jonë ka gjithsej 9 vendvotime dhe gjithsej i ka 7 mijë e 411 votues që janë në qendrën tonë", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat