“Prishtina Parking” edhe në Rrugën B, flasin qytetarët

Prishtina

“Prishtina Parking” edhe në Rrugën B, flasin qytetarët

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:27
“Prishtina Parking”

“Prishtina Parking” nga e hëna ka nisur shtrirjen edhe në Rrugën B të Prishtinës.

Kjo nënkupton se secili shofer që parkon në atë zonë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes, duhet të paguajë 0.50 centë për 60 minuta, dhe nuk mund të qëndrojë në të më shumë se tre orë.

Për punën e nisur punëtorët e kompanisë po shoqërohen nga forcat policore.

Ndërsa, rezervimi i parkingut por edhe pagesa duhet të bëhet me anë të një aplikacionit por edhe më mesazhe telefonike, duke dërguar mesazh në numrin 55382, me tekstin i cili duhet të përmbajë numrin e tabelave të veturës si dhe zonën që gjendeni.

Por, kjo formë e pagesës nuk është e lehtë për qytetarët.

“Unë nuk dita për veti, ma bëri shoku jem”, tha një qytetar.

“Prishtina Parking” nuk dha asnjë informacion nëse do të ketë ndonjë formë fizike të pagesës për të gjithë qytetarët që veçse nuk do të mund të paguajnë në mënyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat