​COVID-19, Komuna e Prishtinës punon vetëm me staf esencial dhe mbyll qendrat për të moshuarit

Prishtina

​COVID-19, Komuna e Prishtinës punon vetëm me staf esencial dhe mbyll qendrat për të moshuarit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:56
Komuna e Prishtinës

Shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Prishtinës ka marrë vendi që puna në këtë komunë të organizohet vetëm me staf esencial, derisa është bërë e ditur se do të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Sipas një komunikate të komunës, në këtë mbledhje të shtabi emergjent u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ku edhe ëmarrë vendim që të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t'iu lejohet hyrja në ambientet e punës, sic është certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

“Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart, obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme, obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura, ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë, procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022, të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat