Trafiku Urban ka një njoftim lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve

Prishtina

Trafiku Urban ka një njoftim lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 08:04
Ilustrim

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot, autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TU ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00".

Njoftimi i plotë:

Njoftim për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve.

Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat