​Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Prishtina

​Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Për shkak të kërkesave të larta për ujë të pijshëm, niveli i ujit në dy liqenet Batllavë e Badoc ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

KRU Prishtina njofton se niveli i ujit në Batllavë sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në Badoc minus 7.90 metra.

Kompania me këtë rast u bënë thirrje konsumatorëve që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm dhe të mos keqpërdoret.

KRU Prishtina me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

“Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç'rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat