​"Kino Rinia" i rikthehet në menaxhim kryeqytetit

Prishtina

​"Kino Rinia" i rikthehet në menaxhim kryeqytetit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ‘Kino rinia’ tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e komunës. Kjo pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e Bordit ka votuar pro kërkesës së tyre.

,,Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka bërë verifikimin e tij,

Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë.

Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat