Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Prishtina

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të prishjes së një gypi disa lagje do të mbeten pa ujë.

E këto lagje janë: Çagllavica, lagjja Nic, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe Veterniku pjesa kah Rezonanca.

Gjithashtu ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë po ashtu edhe në këto zona të Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Rr.”Muharrem Fejza “,

Rr.”Ndue Përlleshi “,

Rr.”Ukshin Kovaqica”,

Rr.”Dëshmorët e Marevcit”,

Rr.”Bislim Makolli”,

Rr.”Bahtir Jahiri”,

Rr.”Qazim Bllaca”në fshatin Bardhosh;
Fshati Vranidoll,

Fshati Henc,

Rr.”Hakif Zejnullahu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat