Asamblisti i LVV-së: Presim të anulohet konkretisht tenderi për Prishtina Parking

Prishtina

Asamblisti i LVV-së: Presim të anulohet konkretisht tenderi për Prishtina Parking

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 00:09
Arianit Beqiri

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arianit Beqiri, po thotë se çdo veprim drejt çështjes së kontratës me Prishtina Parking, është i mirëpritur, anise ka dy verzione për rastin e pozitës së Liridon Restelicës.

”Janë dy verzione, njëri thotë se e ka shkarkuar, njëri thotë se është dorëhequr. Shihet se të dy janë njerëz me ego të madhe, secili do të marrë merita apo ta ketë verzionin e tij. E mira është që të paktën Liridon Restelica, nuk është në pozitën e tij”.

Megjithatë ai u shpreh se pavarësisht zhvillimeve, presin që konkretisht tenderi të anulohet.

”Jemi duke pritur se kur do të anulohet ky tender. Kemi parë edhe një reagim të nënkyretares së komunës së Prishtinës, [Donjeta Sahatçiu], por derisa janë vetëm reagime, presim që konkretisht ky tender të anulohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat