Komuna e Prishtinës hap tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë

Prishtina

Komuna e Prishtinës hap tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka shpallur tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë.

Data e publikimit të tenderit është bërë më 8 shtator 2022 dhe i njëjti do të jetë i hapur deri më 27 shtator 2022.

Vlera e tenderit është 34 mijë euro. Për këtë kontratë, lloji i procedurës është e hapur. Ndërkaq, kriteri i dhënies është me çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit vlefshmëria e tenderit është për 60 ditë, kurse mikroçipat duhet të kenë origjinë nga BE.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Ilirik Musliu kishte thënë se do të bëjnë blerjen e çipave që do tu vendosen qenve endacakë.

Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera.

Po ashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 lote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”, kishte deklaruar Musliu.

Kujtojmë se problemi me qentë endacakë në kryeqytet është i vazhdueshëm. Shpesh herë ka pasur raportime që qytetarë të shumtë janë sulmuar nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat