Zgjerohet një pjesë e rrugës “B”, Rama inspekton punimet

Prishtina

Zgjerohet një pjesë e rrugës “B”, Rama inspekton punimet

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:52
Përparim Rama

Ka filluar zgjerimi i rrugës “Hollger Petersen”.

Këto punime që po inspektohen nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, do të lehtësojnë qarkullimin në rrugën “B”, konkretisht te ndërtesa e EULEX-it.

Këto informacione i ka bërë të ditura nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

“Kemi filluar punimet për të zgjeruar rrugën ‘Hollger Petersen’, e cila zgjidhje krijon qasje më të lehtë në rrugën B, kah ana e ndërtesës së EULEX”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës në një testim treditor mbylli për qarkullim rrugën “Xhorxh Bush”, për të cilën është propozuar të bëhet shesh dhe shndërroi disa rrugë për lëvizje njëkahore. Kjo krijoi tollovi të madhe në qytet dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e qytetarëve.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat